Japoni, përurohet treni luksoz me shtatë yje!

17.09.2013 (komentet: 0)

Një kompani hekurudhore japoneze përuroi trenin e ri luksoz, në të cilën udhëtarët mund të realizojnë të gjitha dëshirat e tyre të parealizuara ndonjëherë më parë.

Japoni, përurohet treni luksoz me shtatë yje!
"Treni i quajtur 'Nanatsuboshi', me shtatë yje, ka në dispozicion shtatë vagonë dhe përbën një hotel të vërtetë mbi shina me restorant luksoz, makinë piano-bar dhe 14 suita private'', thanë përfaqësues të kompanisë. 
Me dhoma të bollshme të pajisura me shtretër mbretërorë, me tavolinë pune, banjo të veçantë dhe tualet me dritare dhe me sistem ngrohës mjaft i rëndësishëm për japonezët. 
Treni do të udhëtojë në ishullin jugor Kyushu, me një paketë katër ditë e tre netë me çmim që shkon 9 000 euro për çift. 
Faqja e internetit e kompanisë krenohet me finesën dhe dinjitetin e projektimit, një shkrirje e botëkuptimit japonez dhe perëndimor, një bashkëjetesë e modernes me të vjetrës. 
Kroçera e parë hekurudhore do të nisë punën muajin e ardhshëm, por vendet janë rezervuar plotësisht deri në qershor të vitit 2014.

Kthehu mbrapa

Shto koment