INICOHET THEMELIMI I MYFTINISË EVROPIANE

03.10.2013 (komentet: 0)

Takohen myftiu i Sanxhakut, Kroacisë dhe i Sllovenisë për nismën e “Iniciativës për Myftininë Evropiane”

 

Presidentët e  Meshihateve  të Kroaci, Sllovenisë dhe Serbisë, myftiu Dr. Aziz  Hasanoviq  ,  Myftiu Dr. Nexhat Grabus dhe kryemyftiu i Sanxhakut  Muamer Zukorliq u takuan në Zagreb më daten 3 tetor  2013 ,  gjatë së cilit  takim ata diskutuan çështje të rëndësishme për veprim të Bashkësive Islame të këtyre vendeve , transmeton sandzakpress.

Temë kryesore e diskutimit ishin ndryshimet kushtetuese në B dhe H. Pjesëmarrësit e takimit u pajtuan se me ndryshimet kushtetuese është e nevojshme  të ruhet  dhe të rritet  uniteti dhe funksionaliteti i BI  dhe të arrihet  shkallë më e lartë e lirisë, autonomisë, si dhe zhvillimit  të  Bashkësisë Islame. Duke marrë parasysh situatën e muslimanëve në Evropë, pjesëmarrësit e takimit ranë dakord mbi nevojën e domosdoshme për fillimin e nismës për krijimin e një muftiun evropiane.  Konkluzat e përgjithshme  nga  takimit do t’i paraqiten  Reis-ul-Ulemasë së B dhe H,  mr. Husein ef. Kavazanoviq  në një takim që do të mbahet në të ardhmen e afërt.

Duke vlerësuar takimin  si  shumë të dobishëm dhe efektive pjesëmarrësit në takim ranë dakord që takimet e  tilla të mbahen  në mënyrë periodike, dhe se takimi i ardhshëm do të jetë në  Pazarin e Ri (Novi Pazar).

Ismet Azizi/xlpress.tv

Kthehu mbrapa

Shto koment