5 persona të vrarë në Shkup

13.04.2012 (komentet: 0)

Në orët e vona të së enjtes në afërsi të liqenit të Hekuranës, në rrethin e fshatit Smillkovcë, vetëm pak kilometra nga kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi, janë gjetur trupat e 5 personave të vrarë, të nacionalitetit maqedonas.

Trupat e pajetë janë gjetur në afërsi të dy veturave.

Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes vetëm gëzhojat e plumbave. Sipas informacioneve të para nga policia bëhet fjalë për vrasje.

Me detaje rreth kësaj ngjarje policia do të dal gjatë ditës.

Kthehu mbrapa

Shto koment