Georgievski: Maqedonia nuk mund të ndërtohet pa shqiptarët

16.03.2012 (komentet: 0)

Incidentet e fundit në Maqedoni janë shqetësuese dhe kanë ndikuar në masë të madhe në raportin e marrëdhënieve ndëretnike në vend.


Kreu u VMRO-Popullore, Lubco Georgievski, ka përseritur edhe njëherë se ka ndryshuar demografia në Maqedoni dhe sa kjo duhet kuptuar sa më parë si nga qeveria ashtu edhe nga qytetarët e rëndomtë, raporton Alsat M.

Ndryshe, sipas tij, Maqedonia nuk mund të ndërtohet dhe të shkojë përpara.

“Sa më parë që ne si maqedonas të vetëdijesohemi se demografia tashmë ka ndryshuar në Maqedoni do të jetë aq më mirë që të mos biem pre e përrallave që i jetojmë prej 20 vitesh. Maqedonia përfundimisht nuk është shtet vetëm i maqedonasve dhe në atë mënyrë nuk mundet më ta ndërtojmë as historinë tonë, as fenë tonë e as politikën tonë aktive”, deklaroi Georgievski. 

Kthehu mbrapa

Shto koment