Fusnota me 1244 e me Opinion të GJND-së – oferta e fundit

11.02.2012 (komentet: 0)

Ekipi i lehtësuesit Robert Cooper e ka ndarë mendjen për fusnotën. Versioni i publikuar ditë më parë nga “Koha Ditore” po rezulton final. Kosova do të paraqitet në nisma ndërkombëtare vetëm me emër dhe një fusnotë ku përmendet Rezoluta 1244 dhe Opinioni i GJND-së.



Burime në Bruksel kanë bërë të ditur për gazetën se Serbia është pajtuar me këtë version dhe tash mbetet presioni te pala kosovare. “Serbisë do t`i jepet statusi i kandidatit nëse arrihet marrëveshja ose nëse ajo dështon për fajin e palës kosovare”, i ka thënë gazetës një diplomat evropian. Burimet në Bruksel kanë bërë të ditur se Gjermania ka mbetur e izoluar në kundërshtimin për t`i dhënë Serbisë statusin kandidat për anëtarësim në BE. 

Sipas të njëjtave burime Austria është tërhequr pasi që, siç thonë diplomatët, edhe kundërshtimi në dhjetor i Austrisë ka qenë aksidental. 

Kthehu mbrapa

Shto koment