Fshati më ftohtë në botë -71,2 ⁰ C ! (VIDEO)

22.01.2013 (komentet: 0)

Ojmajkon, vendbanim në Rusi është shpallur vendi më të ftohtë në botë, temperatura e matur ka arritë madje -71,2 gradë C!

 

Rusija

 

Temperatura mesatare e -50 gradë C.   Foto: Reuters

 

 

 

Temperatura mesatare e dimrit në këtë vendbanim  është rreth -50 gradë Celsius!

Banorët, e që janë rreth  500, janë adaptuar në një dimër shumë i ftohtë për shkak të faktit se temperatura është normale që temperatura të bie  50 gradë nën zero!

Verërat megjithate  janë shumë të nxehta, dhe temperaturat janë të  zakonshme  mbi 30 gradë në korrik dhe gusht.

Banorët e vendbanimit më  të ftohtë në botë merren me rritjen e irvasit , kuajve , me gjueti dhe peshkim, dhe me këto  kafshë ushqehen sepse bimët nuk rritën. 

Ngrohen me dru dhe qymyr, mandej  disa shtëpi nuk kanë banjo, prandaj përdorin WC në fushë të hapur.

Shkollat ​​punojnë  normalisht, përveq nëse  temperatura bie 52 gradë nën zero.

Nëse ndodh që të ndërpritet rryma elektrike për  vetëm në disa orë, ngrihen  tubat në  ndërtesa dhe shkatërrohen.

Disa nga problemet që i përcjellin banorët e këtij vendbanimi janë zbrazja e baterive ,  syzet të cilat ngjiten për fytyrë, ngrirja e ngjyrës së lapsave, pamundësia e shfrytëzimit të telefonisë mobile dhe probleme të ngjashme.

Për banorët e  Ojmajkonit  varrosjet  paraqesin problem  të vërtetë! Akulli i cili mbulon tokën është aq i trashë se që  merr tre ditë kohë për të gropuar një varr në të cilën varrosin  të vdekurit.

Megjithatë, Omjakoni është destinacion turistik dhe arazhmanet turistik ofrohen pikrisht gjatë dimrit!

/Ismet Azizi/

Kliko videon

Kthehu mbrapa

Shto koment