Në fjalën e tij, kryeministri Hashim Thaci ka thënë se ky përvjetor po e ghen Kosovën me një progres të madh.

“Në 14 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Kosova ka hyrë në fazën e përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, duke dëshmuar përgjegjësi, mençuri dhe aftësi shtet ndërtuese. Me punën dhe mendjen tuaj, Kosova do të bëhet tregim i suksesshëm i tazes së tretë, asaj të integrimit në Bashkim Evropian dhe në NATO”, tha kryeministri Thaçi.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, duke folur për ndikimin që pati lufta e Jasharjave në Prekaz, tha se ajo shënoi kthesën e madhe historike për mbarë shqiptarët.

Ndërsa, përfaqësuesi i familjes Jashari, Bekim Jashari, ka bërë bërë thirrje që në këto kohë vendimtare për të ardhmen e vendit, të gjithë të jenë të bashkuar, të gjithë të duhen për të forcuar themelet dhe të ardhmen, për të cilën u sakrifikuan gjithë ata njerëz e u derdh gjithë ai gjak.