Shpërthen vullkani Etna duke përndezur qiellin mbi Siçili

18.11.2013 (komentet: 0)

Etna, vullkani më aktiv i Europës, shpërtheu natën e së shtunës duke ndriçuar qiellin në pjesën lindore të Siçilisë si dhe duke ngritur një shtëllungë të madhe hiri.

etna

Shpërthimet e Etna-s nuk janë të rralla, megjithëse shpërthimi i fundit më i madh ka ndodhur në vitin 1992.

Burime nga aeroporti i Catania-s bëjnë të ditur se shpërthimi i të shtunës e bëri të detyrueshme mbylljen e hapësirës ajrore përpara se të agonte e diela, por autoritetet vendase e shfuqizuan urdhrin herët në mëngjez.

Në faqet e malit ka shumë fshatra të banuar, por pavarësisht nga rrjedhja e llavës, nuk është parë e arsyeshme të jepet urdhër për evakuim. (Viktoria Paloka/Illyria)

Kthehu mbrapa

Shto koment