Erdoan: Nuk tolerojmë nismat që kërcënojnë sigurinë e Turqisë

02.08.2012 (komentet: 0)

Turqi: Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan ka mbajtur një fjalim drejtuar kombit. Pjesën më të madhe të fjalimit Erdoani ia kushtoi zhvillimeve në Siri. “Nuk do të tolerojmë asnjëherë nismat që do të përbëjë kërcënim për sigurinë e Turqisë”, tha Erdoan. Kryeministri nënvizoi se është afruar fundi i pandashëm për Esadin, tirania e të cilit vazhdon edhe në muajin e shenjtë të Ramazanit.




 

Me fjalën e tij Kryeministri iu drejtua edhe atyre që heshtin lidhur me çështjen e Sirisë.

“Siria është bërë edhe një herë letër lakmusi për opinionin  publik ndërkombëtar. Ata që flasin me gjysmë goje për Sirinë, ata që  janë renditur në krah të regjimit sirian, ata që përkrahin këtë regjim  madje edhe kur është duke realizuar masakrat më të përgjakshme, sot janë  turpëruar, e kanë humbur edhe një herë prestigjin që gëzojnë në  popull”, u shpreh Erdoan.

-Ne nuk do të tolerojmë asnjëherë ndaj nismave që do të përbëjnë  kërcënim për sigurinë e Turqisë, - theksoi Erdoan dhe vijoi: “Nismat për  të pranuar si fakt të kryer disa gjëra që ndodhin në veri të Sirisë  ndërkohë që vazhdojnë masakrat e regjimit të Esadit përbëjnë një  panoramë, e cila duhet trajtuar dhe menduar me kujdes. Turqia nuk do të  tolerojë asnjëherë ndaj këtyre fakteve të kryera”.

Në fjalimin e tij Kryeministri turk u ndal edhe në dramë  njerëzore në Birmani. “Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të heshtë ndaj  masakrimit të myslimanëve në Arakan, pa bërë dallime në gra e fëmijë,  dhe ndaj shpërnguljes me forcë nga vendet e tyre”, - theksoi Erdoan.

Lidhur me Lojërat Olimpike që zhvillohen në Londër, Erdoan tha se  Turqia ndodhet shumë afër organizimit të Lojërave Olimpike 2020.

“Kërkesa jonë këtë herë për organizimin e Lojërave Olimpike është  më e fuqishme dhe më e vullnetshme se asnjëherë tjetër. Unë kam bindjen  se në rast të organizimit të Lojërave Olimpike në Stamboll, kjo do të  jetë një nga ngjarjet më domethënëse në historinë e olimpiadave”,  cilësoi Erdoan./trt/

Kthehu mbrapa

Shto koment