Edi Rama sot viziton Preshevën

28.01.2012 (komentet: 0)

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë do të qëndroj sot në një vizitë njëditore në Preshevë.

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë do të qëndroj sot në një vizitë njëditore në Preshevë. Me rastin e vizitës së tij të organizuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut nga Lugina e Preshevës, Edi Rama do ta promovoj librin e tij “Kurban” para publikut vendor, si dhe do të takohet edhe me liderët vendor politik. Kryetari i PS do të arrijë në ora 14:00 ku dhe do ti bëhet pritja në qendër të qytetit.

Nga ora 14:15 deri 15:45, do të bëhet promovimi i Librit "Kurban" më Sallën e Kuvendit komunal të Preshevës.

Panelistë do të jenë:

Edi Rama (Autori i Librit)

Nerimane Kamberi (Shkrimtare)

Ragmi Mustafa (Sociolog)

Moderator: Enkel Rexhepi

Nga ora 16:00 - 17:00, është organizuar drekë pune e Edi Ramës me kryetarin e Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, kryetarin e Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, Besim Abduli Kryetari i kuvendit Komunal të Preshevës, Jonuz Musliu - Kryetar i Kuvendit komunal  të Bujanocit, Fehmi Beja - Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit.

 

Nga ora 17:00, Edi Rama do të jetë në emision direkt në TV Aldi me gazetarë të medieve lokale. /presheva.com/

Kthehu mbrapa

Shto koment