Edhe në selinë e NATO-s festohet 100 vjetori

22.11.2012 (komentet: 0)

100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është festuar edhe në Selinë e NATO-s në Bruksel. Bëhet e ditur se, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Rasmussen ka uruar shqiptarët për festën e Pavarësisë, duke u shprehur se me anëtarësimin në NATO, Shqipëria tregoi se ka dëshmuar se e meritoi anëtarësimin.

Ai ka vijuar mw tej duke thwnw se, së bashku me aleatët e tjerë të NATO-s, ju jeni angazhuar për mbrojtjen e sigurisë dhe vlerave tona të përbashkëta. Rasmussen theksoi se NATO vlerëson faktin që Shqipëria sot është e lirë dhe e sigurt. Në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në selinë e NATO-s nuk mund të mungonte dhe torta me simbolin kombëtar shqiptar.

Kthehu mbrapa

Shto koment