Edhe Libia e e njeh Republikën të Kosovës

25.09.2013 (komentet: 0)

Lajmi është konfirmuar para pak çastesh kur ka përfunduar takimi mes Kryeministrit Thaçi dhe homologut të tij nga Libia


Libia bëhet shteti i 103 që e njeh shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Lajmi është konfirmuar para pak çastesh kur ka përfunduar takimi mes Kryeministrit Thaçi dhe homologut të tij nga Libia.

“Kemi pranuar edhe njohjen e dytë gjatë ditës se sotshme, ku pas njohjes së Kosovës nga shteti mik Grenada, Kosova tani u njoh edhe nga Libia” ka thënë Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

Libia ndodhet në pjesën veriore të Afrikës dhe përgjatë pjesën veriore të vendit ka dalje në Detin Mesdhe. Përndryshe sipërfaqja e këtij vendi kufizohet në lindje me Egjiptin, në jug-perëndim një pjesë të vogël meSudanin, në jug me Çadin e Nigerin, në pjesën perëndimore me Algjerin dhe në pjesën veri-perëndimore me Tunizinë pas së cilit vije vija bregdetare në Detin Mesdhe.

Sipërfaqja e përgjithshme e Libisë është 1,759,540 km2 dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 25 00 V, 17 00 L.

Libia ka një bregdet të gjatë 1,770 km në detin Mesdhe dhe vijë kufitare tokësore 4,348 km.

Klima e Libisë është mesdhetare përgjatë bregdetit dhe shumë e nxehtë në pjesën shkretinore.

Relievi i Libisë është i djerrët, përbëhet nga fushat e gjëra shkretinore të cilat ngritën dhe ulen në forma valore. Pika më e ultë e relievit është -47 m në vendin e quajtur Sabkhat Guzauil (ang.:Sabkhat Ghuzayyil) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,267 metrave në endin e quajtur "Biku Biti" (ang.:Bikku Bitti).

Libia pas vitit 1958 nga një vend i vobektë e i prapambetur u ngrit si një vend i rëndësishëm eksportues i naftës. Nëpërmjet angazhimit të të ardhurave nga eksporti i naftës, në zhvillimin e industris dhe bujqësis, shteti kërkonte pavarsimin e tyre dhe të vetë nga eksportimi i lëndës së parë. Kështu prodhimi i përgjithëshem i brendëshem brutto nga viti 1973 që ishte 2246 milion, në vitin 1975 arriti në 3897 milion dollar. Në përbërje të kësaj hynte ekonomia ruale me 2,7%, me rreth 26,9% të të zënëve në punë, xehtaria dhe rrethina e saj ekonomike 50,6%, me rreth 1,8% të të zënëve në punë, ndërtimtaria me 11,6%, me ~12,6% të të punsuarve. Nga 691 000 të punsuar në ekonomin e Libisë, sa kishte në maj të vitit 1976, 224 800 persona ishin puntorë mysafirë. Angazhimi i tyre ishte pasojë e mungesës së madhe të puntorve pasi që siq thuhet popullsia vendase ishte e angazhuar më shumë në shërbimin ushtarak. Plani qendrorë për zhvillim u fut në përdorim që nga viti 1963. Thuhet që të jetë vepruar me planë pesë vjeçar së paku deri në vitin 1980. Buxheti shtetror në vitin 1975 kishte të hyra rreth 1997,6 milion dollar, (vaj mineral 1284 m.D), të dalurat 2323,5 milion dollar. Libia është anëtare e OPEC-ut dhe e OAPEC.

Për agrokultur nuk mund të flitet, ka një ekonomi ruale e cila për shkaqe natyrore të pa përshtatshme (mungesa e ujit, vite thatësie të shpeshta, fryma dhe rëra e shkretirës, kriposja, mundsit e vogla të transportit) edhe është vështirë të përparojë. Vetëmbajtaj me ushqim të produkteve nga kjo ekonomi ruale është e pamundshme. Rreth 60% e ushqimit primar importohet, vetem 1% përqind e siprfaqes mund të shfrytëzohej për qëllime kultivimi të bujqësis. Një e dheta e sipërfaqes është, si të thuhet e përdorshme, 80% janë shketëtirë, 0,3% pyje. Ka ca ndërmarrje të vogla vendore, disa pakësa më të mëdha të ngrituara nga italianët, u shtetëzuan më 1970. Për përfitimin e ujit të përdorshem dhe të pijshëm, janë ndërtuar pendale buzë detit, në të cilat bëhet filtrimi i ujit të detit. Është gjetur një zgjidhje e till që për këtë filtrim përdoren qendra energjetike. Pjesa tokësore me të mbjellura ndodhet përgjatë bregdetit dhe atë kryesish në rrethinën e Tripolit, Bengasit si dhe ca oazave. Mbillet disa sorte të veqanta të dridhërave, thekrës, misrit, kallamoqit pastaj mbillet edhe patate, ullinjët, disa fara të quajtuara kokrra të mandelës, datelnës, fikut, agrumeve, kikiriki, si dhe duhani. Mbajtja e gjedheve bëhet kryesisht nga endacakët nomad në veri në anët e stepeve si dhe aty ku është i mundëshem punimi i tokës. Mund të vërehet mos përdorimi i brigjeve të pasura me peshkë. Thuhet të jenë pregatitur plane për ndërhyrje të shtetit edhe në këtë segment të ekonomis.

Pasurit nëntoksore shquhen për rezervat e tyre të mëdha të naftës me përqindje të vogël squlfuri, rezerva këto që shtrihen kryesish tek barkusha Syrt dhe që me çmim të volitëshem mund të transportohen. Nafta, gjegjësish rezervat e gjetura në vitin 1958, kanë filluar të përdoren që nga viti 1961. Në vitin 1970 thuhet të jetë arritur një pikë kulminante e nxjerrjes e cila arrinte në 159,2 milion tonelata. Më pas ka pësu ramje, kështu që më 1977 është regjistruar shuma prej 100,7 milion tonelatave. Në vitin 1970 u themelua edhe korperata e quajtur "Libyan National Oil Corp", një vit më vonë vije deri te shtetëzimi i saj. Vende të derivimit, përpunimit të lëngut të nxjerrur bëhet në rafineritë e pakta që kryesisht ndodhen në vendin e quajtur "Sauija" në afërsi të limanit të naftës "Suwaitina", tek Misreta. Në "fushat" e naftës gjenden edhe rezerva të gazit. Një godin me sistemin për sjelljen e gazit në gjendje të lëngët ndodhet në Marsa el-Brega. Si pasuri nëntoksore tjera dallohet edhe xehe hekuri, gur kalku, mella, kripa e kalkut dhe e gurit si dhe rezerva squlfuri. Thuhet të ketë edhe rezerva me fosfate dhe uran.

Industria merret kryesish me përpunimin e ushqimit, më tej edhe pakë me përpunimin e duhanit, të drurit, të bojrave si dhe dallohet dhe punimi i oredive. Vërehet zgjerimi i industris edhe në drejtime dhe segmente tjera si b.f. në petrolokimin. Zona apo hapësira të dalluara industriale merren të jenë në Bengasi, Sauija dhe Tripolis. Shumica e ndërmarrjeve janë trasportuese. Sundon një veprimtari e rrall, jo e shpeshtë e ndërtimit. Për furnizimin me rrym elektrike shërbejnë termocentralet.

Skeda:Libyan dinar one a.JPG

Dinari - valut zyrtare

Tregëtia e jashtme mund të paramendohet, importuese e makinave të qëndrueshme dhe transportuese, importe ushqimore, si dhe më 1976 vërehet fillimi i importimit të çelikut dhe hekurit. Vlera e mallrave të importuara në vitin 1976 kapte shumën 3950 milion dollar amerikan. Mallrat e importuar vinin kryesisht nga Italia, Republika Federale Gjermane, Franca, Japonia. Eksporti në këtë periudhë regjistronte shumën në vlerë prej 8438 milion dollar amerikan, kryesisht naftë në drejtim të ShBA-së, Italis dhe RFGj-së.

The first Locomotive arrived in Tripoli Harbor .jpg

Rrjeti i komunikacionit të personave dhe mallrave nuk dallon shumë. Vijë rrugësh të asfaltuara llogaritet të ishin 8700 kilometra duke përfshirë edhe pistat e ndryshme 20 000km. Këto shtrihen kryesish në anën e bregdetit, vërehet magësia në brendi të sipërfaqës së Libisë. Vija hekurudhore e vetme që kishte, pushoj së punuari më 1964. Ka një rrjetë koxha të mirë të përquesëve të lëngjeve nëntoksore. Porte detare të dalluara ndodhen në Tobruk, Tripolis, Bengasi dhe Darna. Pos tyre ka dhe porte të specializuara për ngarkim shkarkim të naftës. Nga viti 1972, Libia ka dhe flotën e tankerëve. Në Tripoli dhe Bengasi janë ngritur portet ajrore ndëkomtare, ndërsa në Sabha një port ajror për qëllime të brendëshem. Anash këtyre ka dhe pista aterimi. Ka një shoqëri të fluturimeve të quajtur "Libyan Arab Airlines" që daton nga viti 1965.

Si arab identifikohen rreth 34% e popullsis së përgjithëshme, 30% identifikohen si arab bërëbër që dallonin për nga disa zakone të jetës dhe përnga gjuha. Dallime që sot duket të jenë zhdukur. Këto dy grupe përbëjnë pjesen kryesore të popullsis e cila njëherit është e koncentruar në brigje të detit. Fiset bërëbër, gjegjësisht 25% e tyre, janë të përqendruar në pjesen e pjellëshme në veri (ndër tjera në Djebe Nefusa), e më tej shpërbëhen nëpër oaza. Në Fessan enden nomadët e fiseve Tuareg dhe Tubu qendra e të cilëve duket të jetë në Tibesti. Më posht jetojnë fise të tjera negride. Nëpër qytete italianët (shumica nga 120 000 vetëve sa ishin më 1939 ja kanë therrë më 1945 prej atyhi), arabët e Maghrebit dhe të Egjiptit. Nga viti 1960 vërehet një lëvizje e grekëve dhe egjitianëve në drejtim të Libisë. Jahudit me vendqëndrim në veri, kryesisht në e përreth Tripolit, ja kanë therr në Izrael që nga viti 1948. Rritja e popullsi brenda vitit, në periudhen 1963-72, ishte 3,7%, dhe radhitej ndër më të lartat në planet. Po thuaj se 50% e popullsisë së Libis në këtë periudhë ishte nën moshën 15 vjeçare.

Arsimi i përgjithëshem obligativ fillon nga mosha 6 vjeçare deri në moshen 15 vjeçare. Ka një sistem edukimi federal me 6 vite shkollë fillore dhe shkoll kuranore, 6 vite shkollë të përgjithëshme sekundare (nga 3 vite, të mesme dhe të lartë). 2-4 vite shkoll të orientuar në zanate, si dhe shkolla të larta teknike nën ombredhen e dy universiteteve në Tripolis (them. 1973) dhe në Bengasi (them. 1955). Kuota e analfabetizmit në vitet '80-ta sillej rreth 61,6 (1973). Shuma e të dhënave materiale për qështje publike të edukimit në vitin 1975 kapte shumën 128 milion dollar (9,1% e Buxhetit të përgjithëshem shtetror).

Feja e muslimanëve sunit si më e përhapur në Libi njëherit është e deklaruar edhe si fe e shtetit. Bërëbërët janë të pëkatësis Ibadite (Çarixhitë). Me ndikim është "Vëllazëria Senussi". Pakica e krishtertë pas ikjes së italianëve po thuaj se është shuar.

 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment