Dodik: Bosnja dhe Hercegovina nuk do ta njohë Kosovën

13.04.2012 (komentet: 0)

Bosnja dhe Hercegovina nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, sepse këtë nuk do të bëjë Republika Serbe, tha presidenti i RS, Milorad Dodik, e cila tha se është faktor i domosdoshëm i stabilitetin të BeH.



Dodik tha se në agjendën e takimit të Këshillit të Ministrave, ministri i jashtëm (boshnjak v.j.) Zlatko Lagumxhija bëri përpjekje për të vënë një propozim formal, por në thelb do të thotë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

"Zlatko Lagumxhija provoi ta futë në rend dite të Këshillave të Ministrave projekt rregulloren e cila në pikëpamje joformale do ta njihte Republikën e Kosovës", ka thënë Dodik.

"Kosovën artificialisht e kanë njohur fuqitë e mëdha, me arrogancë për ta ndëshkuar Serbinë dhe popullin serb dhe ta poshtërojë atë përsëri. Një Kosovë e tillë nuk do të mund të marrë legjitimitet nga Republika e Serbisë", tha Dodik.

"Republika e Serbe, pavarësisht presioneve nga ana boshnjake, nuk do të lejojë që kjo çështe të diskutohet kursesi, sepse në BeH nuk mund të përfundojë asnjë çështje pa pëlqimin e RS, e cila mbron interesat dhe qëllimet e saja. Republika Srpska ka ndërtuar ekspanzionin politik brenda Bosnje dhe Hercegovinës, duke forcuar institucionet e veta në luftën për pozitën dhe të kthimit të prioriteteve që asaj i përgjigjen", theksoi Dodik, transmeton RTS.

Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar për mediat boshnjake se është koha që Sarajeva të pranojë pavarësinë e shtetit kosovar, të shpallur më 17 shkurt të 2008-së

/Infosot/

Kthehu mbrapa

Shto koment