Dhunë nga fqinjët maqedonas. U vjen në ndihmë ambasadori shqiptar në Maqedoni

19.06.2012 (komentet: 0)

"Vijnë në mes të natës në shtëpi, me kërcënojnë se do më vrasin, do më zhdukin me gjithë familjen, me shajnë dhe më kërcënohen se do më hedhin edhe bomba, mbajnë në duar shkopi bejsbolli ndërsa policia edhe pse ndodhet aty para tyre nuk merr asnjë masë, madje thotë se nuk ka të drejtë tua marr shkopitë e bejsbollit.

 Policia në vend që të më mbrojë ajo më thotë që pse s’ke blerë shtëpi në Beograd por në Veles", - këto po e përshkruajnë historinë e tij tragjike Musli Ahmedov i cili thekson se këtë tmerr ai dhe familja e tij po e përjetojnë prej në vitin 2008, ndërsa tërësisht janë të lënë pas dore nga institucionet e shtetit.

Familja e Musli Ahmedovit nga qyteti i Velesit, prej disa vitesh po ndodhet në tmerr familjar dhe atë nga disa qytetar dhe huligan të Velesit. Siç po tregon Musliu prej në vitin 2008 disa qytetar të Velesit për çdo ndatë kanë shkuar në shtëpinë e tij me shkopi të bejsbollit dhe e kanë kërcënuar se nëse ai nuk e lëshon shtëpinë e tij ku jeton atëherë ata do ta vrasin dhe do ta zhdukin bashkë me të gjithë familjen e tij, ndërsa arsyet për të gjithë këtë tmerr janë vetëm pse ai është shqiptar dhe se nuk duhet të jetojë aty.

Ai për këtë rast i ka informuar të gjitha insi6tucionet e vendit por edhe ato ndërkombëtare dhe deri më tani askush nuk ka marrë asnjë masë. Për këtë qëllim ai sot kërkoi mbështetje edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çeku. “Falënderoj ambasadorin se unë desha të lë takim, por ai më priti pa caktuar takim. Unë ndodhem në një situatë tepër të keqe dhe për këtë i kam njoftuar të krejt, OKB-në, ministra dhe krejt të tjerët. Pasi është informuar për mes medieve, ambasadori më kontaktoj në telefon dhe me jep shumë mbështetje dhe përkrahje, ndërsa po ashtu më porositi që sa herë që të kem nevojë ti lajmërohet dhe të kërkojë ndihmë prej tij”, - deklaroi Musli Ahmedov, pas takimit me Ambasadorin Çejku.

Pas takimit me Musliun, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çeku deklaroi se është informuar nga afër dhe hollësi se çka ka ndodhur me familjen Ahmedov në Veles ku ai jeton në një lagje maqedonase dhe është i vetëm në atë lagje, ndërsa si rezultat i kësaj ka pasur probleme me punësim, si dhe duke u kërcënuar nga huligan që ai të braktis shtëpinë e vetë. “Ky rast është një rast shqetësues jo vetëm për ne si ambasadë, por un mendoj se më tepër se kaq është shqetësues për vetë opinionin në Republikën e Maqedonisë, dhe nga ky rast duhet të ndjehet i prekur çdo qytetar pa marrë parasysh se në cilën pjesë të territorit të Maqedonisë apo në cilën pjesë etnike dhe fetare bën pjesë. Ky është një rast që duhet të alarmoj pikë së pari institucionet përgjegjëse të cilat duhet të marrin jo thjesht në mbrojtje këtë qytetar por duhet të analizojnë rastet e këtilla të cilat nuk duhet të përsëriten më në të ardhmen. Ne e dëgjuam me vëmendje këtë qytetar dhe në rrugë institucionale do të komunikojmë me të gjitha institucionet përgjegjëse në Republikën e Maqedonisë dhe shpresojmë dhe jemi të bindur se institucionet do të reflektojnë qartazi mbi këtë rast duke ju prerë rrugën fenomeneve të këtilla të cilat të rikujtojnë renishenca të së kaluarës të cilat nuk dua ti përmend”,- deklaroi Ambasadori Çejku për gazetarët pas takimit me Musliun.

Kthehu mbrapa

Shto koment