Danimarka ndalon trenat me Gjermaninë për shkak të refugjatëve

09.09.2015 (komentet: 0)

Autoritetet daneze kanë ndaluar të gjitha trenat drejt Gjermanisë për shkak të krizës me refugjatë, raporton Reuters duke i cituar deklaratat e autoriteteve daneze të operatorit të trenave DSB.

Sipas autoriteteve daneze, të gjitha qarkullimet e trenave janë ndalur për shkak të një kontrollimi të rreptë të pazakontë të pasaportave, transmeton Indeksonline.

Sipas arsyetimit që kanë lëshuar, ky aksion është ndërmarrë për shkak se policia daneze ka gjetur mijëra refugjatë që vinin në Danimarkë përmes trenit nga Gjermania.

Qindra mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika veriore po mundohen të kalojnë në Evropë pas tensioneve dhe luftërave të përgjakshme që po mbretërojnë në Lindjen e Mesme.

Afërsisht 50,000 njerëz kanë arritur në Evropë që nga fillimi i vitit 2015, nga Siria dhe Libia, ka thënë më herët presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker. /Indeksonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment