Bundestagu gjerman nuk do të votojë pro Serbisë në BE

18.05.2013 (komentet: 0)

Bundestagu gjerman, nuk do të votojë që Beogradi të marrë datën për fillimin e negociatave për pranim në BE. Kështu thotë Rainer Shtajner, zyrtar i lart i Partisë Liberale në pushtet dhe ekspert për Evropën juglindore.

 
Sipas tij, dështimi i zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit nënkupton ngrirjen e proceseve të integrimit të Serbisë. ”Kërkesat janë të qarta: nëse Serbia dakordohet me Kosovën, për zbatimin e Marrëveshjes, Bundestagu do të votojë për t''i dhënë asaj datën e fillimit të negociatave, në samitin e BE-së në qershor”, tha Shtajner për gazetën serbe Danas


Kthehu mbrapa

Shto koment