Bogdanoviq: t'i ndërprejmë pagesat shtesë në Kosovë
20.07.2012 (komentet: 0)
Ministri për Kosovë në qeverinë e Serbisë Goran Bogdanoviç tha se përshkak të manipulimeve do ta shfuqizonte edhe 50 për qindëshin e mbetur e të punësuarve që marrin ndihmë nga institucionet shtetërore të Serbesë.
Bogdanoviq në Çagllavicë për radion "Kim" tha se konsideron se nuk ka përgjegjësi se gjatë mandatit të tij janë reduktuara 50 për qindëshin e pagave të punonjësve në institucionet shtetërore të Kosovës.
Njerëzit në Serbi nuk kanë bukë për të ngrënë, dhe dikush hargjon pa kurfar kontrolle në Kosovë, tha Bogdanoviq.
"Të gjithë qytetarët në Kosovë do të rekomandoja që, sikurse të pyetëm unë, do tua hoqi 50 për qindëshin e mbetur, sepse ka shumë manipulime , por edhe njerëz që nuk e meritojnë," tha Ministri për Kosovë në qeverinë e Serbisë.
Bogdanoviq tha se i kupton kritikat, sipas të cilave Ministria për Kosovë duhet të jetë prezente në Kosovë , duke mohuar konstatimet që Ministria kishte shërbyer për të punësuar anëtarët e partisë.
"Kemi hapur zyra në Mitrovicë dhe Graçanicë dhe ato ishin shumë aktive. Për fat të keq, për shkak të situatës së njohur dhe të arrogancës, por edhe për shkak të politikës të ashtuquajturës Qeveri e Kosovës, e cila dëshiron në çdo mënyrë të parandaloj praninë tonë, neve na është pamundësuar të qëndrojnë në Kosovë, "tha Bogdanoviq.
/Kokajpress/
Shto koment