Berisha mbërrin në Elbasan, ngushëllon familjiarët

22.05.2012 (komentet: 0)

Pak pas orës 16:00, në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan, mbërriti kryeministri Shqipërisë Sali Berisha, i cili dje mori pjesë në Samitin e NATO-s që u mbajtë në Chicago të SHBA-ve..





 

Pak pas orës 16:00, në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan, mbërriti kryeministri Shqipërisë Sali Berisha, i cili dje mori pjesë në Samitin e NATO-s që u mbajtë në Chicago të SHBA-ve.. Kryeministri, pasi la një shënim të gjatë në librin e kujtimeve, i përlotur doli para gazetarëve duke u shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe gjithë qytetit të Elbasanit. Kryeministri Berisha e cilësoi dramë të madhe ngjarjen e djeshme, teksa kreu sot homazhe në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani”, ndërkohë garantoi se qeveria do të bëjë gjithçka për të plagosurit.

“Për këtë dramë të madhe që përjtuam nga ndarja nga jeta e vajzave të këtij Universiteti të cilat ishin nisur në një udhëtim për të shijuar bukuritë e vendit të tyre, uroj që shpirti i tyre të gjejë paqen e merituar, uroj që familjarët dhe prindërit të gjejnë forcën për të përballuar dhimbjen. I lutem Zotit që të plagosurit të shërohen sa më shpejt, sikundër i garantoj që do bëjmë gjtihcka që plagët e tyre të mbyllen sa më mirë. Ngushëllimet më të thella famijeve të këtyre vajzave”,- u shpreh Berisha.

Kryeministri Sali Berisha menjëherë sapo mori lajmin e hidhur njoftoi gjatë një interviste televizive nga Cikago se ka lënë në mes Samitin për tu kthyer në Tiranë. "Unë po nisem dhe arrij në Tiranë nesër paradite", tha kryeministri.

Kthehu mbrapa

Shto koment