Anijet amerikane drejt Iranit?

01.02.2012 (komentet: 0)

Dy anije të marinës amerikane, nëndetësja bërthamore USS Annapolis dhe shkatërruesja USS Momsen, kanë kaluar nëpër Kanalin e Suezit dhe kanë hyrë në Detin e Kuq. Edhe pse destinacioni i tyre përfundimtar mbahet në fshehtësi të rreptë, shumëkush beson se do të ndalojnë në Gjirin Persik.

 

Kalimi i anijeve ka qenë detyrë e vështirë për administruesit e Kanalit të Suezit, sepse për shkaqe sigurie u është dashur ta mbyllin kanalin për gjithë trafiqet e tjera, madje kanë mbyllur edhe urën për katër orë, raporton Interfax.

Raportohet se këto forca mund të jenë përforcim i ushtrisë amerikane në këtë rajon.
Së fundi, raportet ndërmjet SHBA-ve dhe Iranit janë acaruar dukshëm, me gjithë sanksionet dhe embargon e ashpër të BE-së ndaj Iranit.

Kthehu mbrapa

Shto koment