Akullnajat “Fajtorë “ kryesor i ngritjes së nivelit të detit botërorë

22.02.2014 (komentet: 0)

Sasinë të cilën akullnaja Pine Island që e humbë nga shkrirja është njësoj me atë sikurse çdo përson në planetin tonë për çdo ditë të derdhë në det nga 5.7 litra ujë.

 

 Uji në tokë paraqitet edhe në gjendje agregate të ngurtë pra në të ashtuquajtura akullnaja apo Gleçer. Akullnajat ndahen në malore dhe kontinentale. Akullnajat malore krijohen mbi kufirin e borës, në brezin e mesëm gjenden në mbi 3000 m lartësi, kurse në brezin tropikal në mbi 6000 m. Akullnajat tash zënë një sipërfaqe prej 16,2 milion km2, në të cilat gjenden mbi 24 milionë km3 ujë. Prej tyre 99% të sipërfaqes së tyre ndodhen në viset polare. Në disa vende mund të jenë të thella deri në disa kilometra. Këto hapësira përmbajnë një sasi të madhe të ujërave të ëmbla. Sikurse të shkrihet e tërë akullnaja e Grenlandës, atëherë niveli i detit do të rritet për 6 m. Ndërsa nëse do të shkrihet i tërë akulli në Antarktik , atëherë niveli i detit do të rritet për 65 metra, shkruan USGS. Ujërat e akullnajave  e bëjnë një qarkullim për 16 000 vjet.

Akullnaja e Antarktiklut e cila është duke u shkrirë,  njëherit është edhe “fajtori”  kryesor për ngritjen e nivelit të detit, sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë të zvoglohet në dhjetvjeçarët e ardhshëm, bile edhe pa “ ndihmën”  e ngrohjes globale, konstatojnë ekspertët  studimi i të cilëve  është botuar në  revistën   US Journal of Science.

Akullnaja Pine Island, e cila sjell më shumë ujë në det se sa lumi Rajna , gjithashtu është krijuar  para 8000 vitesh me një ritëm që është i ngjajshëm me të sotmen . Është shkrirë me decienije , ndoshta bile  edhe me shekuj .

" Gjetjet tona tregojnë se akullnaja  Pine Island  të paktën se një herë në të kaluarën ka përjetuar  një zvoglim  të shpejtë . Kur shkrirja  fillon , ndryshimet e shpejta në mbulesën e  akullnajës  mund të zgjasin  shekuj me radhë ", thuhet në  studim , të cilit i referohet dnevnik.hr

Ngritja e nivelit të detit është një kërcënim  për hapësirat me lartësi të vogël mbidetare nga Bangladeshi e deri te Florida, si dhe për qytetet nga Londra deri të Shangai. Pine Island , një ga akullnajat më të mëdha botërore në Antarktidë dhe Grenlandë , sjell sasi më të madhe të ujit në det .

Mesatarisht nga viti 1992 deri në vitin 2011  mbetet pa 20 miliard  ton akull në vit , gjë që është humbje e cila besohet se  do të rritet në 100 miliard ton në vit, thuhet në nji studim tjetër të ekspertëve të Univerzitetit të Grenoblës në Francë. Çka do të thot se i përgjigjet rritjes mesatare të  nivelit të detit  për  3.5 deri në 10 mm gjat 20 viteve të ardhshme. Në vitin 2010 niveli i detit është rritur  për 3.2 m m, gjë që paraqet trend të dyfishuar nga ajo e  para 20 viteve.

Deri në fund të këtij  shekulli niveli i detit do të rritet deri në 82 cm

Sasia të cilën akullnaja  Pine Island humbë është e njëjtë si çdo person në planet çdo ditë në det të derdhi  5.7 litra ujë, simbolikisht shpjegoi Profesor Andreë Shepherd  nga  Universiteti  në  Leeds . 

Ekspertët e  OKB-së për klimën  shpjegojnë se ngrohja globale do të thotë se niveli i detit deri në fund të shekullit  21 do të ngritet në  mes 26 dhe 82 centimetra  pasiqë në  100 viteve e  fundit është ngritur për  20 cm . 

Ismet Azizi/xlpress.tv

Kthehu mbrapa

Shto koment