ADEM DEMAÇI MERR SHTETËSINË E SHQIPËRISË
20.07.2012 (komentet: 0)
23 vendime ka marrë Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi për dhënie shtetësi gjatë shtatë muajve të këtij viti. Ai u ka dhënë shtetësinë 259 personave. Shtatë dekrete kanë qenë të veçanta pasi Presidenti i ka marrë për persona të “përveçëm”.
Sipas gazetës “Shekulli”, bëhet fjalë për dhënien e shtetësisë për Ilir Shaqirin, Adem Demaçin, Shkëlzen Jetishin, Shota Baraliun, Isak Bilallin, Nora Nishliun dhe Oliver Dieter Fritz Garreis.
Presidenti, Bamir Topi, e mbyll mandatin e tij me 24 korrik dhe nuk dihet nëse në ditët e fundit do të firmosë ndonjë vendim tjetër për dhënie shtetësie.
Shto koment