Në ditën e sotme me 8 shkurt

08.02.2014 (komentet: 0)

 Te vitit 1945 Komandanti suprem i UNÇJ-së J.B.TITO me urdhër të veçantë nr. 31 vendosi administrimin ushtarak në Kosovë. Këtë vendim Titoja e mori më 7 shkurt 1945 në Beograd, në një takim me ushtarakët serbë: Sava DRLJEVICIN, Djuro MEDENICAN dhe Krsto FILIPOVICIN. Me këtë urdhër , i tanë pushteti në Kosovë i kaloi një grupi të caktuar ushtarakësh serbo-malazezë, të cilët do të ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe atë gjyqësor. Gjatë ndryshimeve në strukturën komanduese, në krye të pushtetit ushtarak përkatësisht të “Shtabit të Ri Operativ” u emru ish-shefi i Armatës I-rë: kolonel Sava Drljevici, tue e zavendësu Fadil Hoxhën, i cili mbeti zavendës i tij. Shef i Shtabit u emru nënkoloneli Dusan VUKOTICI (deri në atë kohë ishte zëvendëskomandant i Divizionit 46 jugosllav), shef i prapavijës u caktu Stevo DOBRKOVICI (i dërguar nga shtabi qendror i Serbisë), ndërsa komisar politik u emru nënkoloneli Djuro Medenica. Më 10 shkurt 1944 kjo komandë bani riorganizimin e tanësishëm të ushtrisë.

Kthehu mbrapa

Shto koment