Në ditën e sotme me 22 nëntor

22.11.2013 (komentet: 0)

1967. - Shqipëria u shpall zyrtarisht shteti i parë dhe i vetëm ateist në botë dhe në histori, në të cilin u ndalua me Kushtetutë çdo shprehje fetare. Qindra kisha u rrafshuan, të tjera u kthyen në fabrika, magazina, stalla, kinema, klube. Pothuajse të gjithë manastiret u shkatërruan ose u kthyen në kazerma ushtarake, ne emer te thirrjes monstruoze qe u mohoi shqiptareve per 40 vjet besimin fetar.

Në ditën e sotme me 22 nëntor
1497. - Portugezi Vasko De Gama bëhet i pari lundërtar që lundron rreth Kepit të Shpresës së Lirë, në kërkim të një rruge detare drejt Indisë.

1718. - Eduard Tiç, i njohur si pirati "Mjekër ziu", vritet në brigjet e Karolinës së Veriut.

1756. - U nda nga jeta personaliteti dhe studiuesi arbëresh Gjergj Guxeta. Më 1734 themeloi seminarin arbëresh të Palermos, qendër e rëndësishme arsimi, edukimi dhe kulture. I njohur për veprimtarinë atdhetare, arbëreshët e radhitën Guxetën në vargun e shenjtorëve.

1830. - Kongresi belg votoi për kthimin e vendit në një monarki.

1880. - Ndërsa Shkodra nuk e kishte kapërcyer ende krizën e brendshme politike, Dervish Pasha i dha urdhër ushtrisë turke të fillonte marshimin për në Ulqin. 

1899. - Lindi Vajli Post, aviator 'pionier' amerikan. Ai ishte i pari që fluturoi i vetëm përreth botës.

1902. - Në lokalet e shoqërisë patriotike shqiptare "Dëshira" të Sofjes u hap shkolla e natës për mërgimtarët tanë në Bullgari.

1908. - Përfundoi në Manastir, Kongresi i Manastirit, i cili mblodhi dijetarët shqiptarë për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Në kalendarin e botës shqiptare kjo datë ka hyrë si "Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe".

1913. - Qeveria e Vlorës shpalli një ligj organik, të quajtur Kanuni i përshtatshëm i administratës civile të Shqipërisë. Administrimi i vendit ishte parashikuar në një mënyrë mjaft demokratike.

1916. - Vdiq shkrimtari amerikan Xhek London , i famshëm për romanet e tij "Dhëmbi i bardhë" dhe "Bisha e tërbuar".

1923. - Doli numri i parë i gazetës politike, letrare dhe ekonomike "Xhoka", organ i shoqërisë me të njëjtin emër dhe i Partisë Radikale Demokratike. Gazeta mbështeti Revolucionin e Qershorit dhe qeverinë e Nolit.  

1943. - Kryeministri britanik Uinston Çërçill, presidenti amerikan Rusvelt dhe udhëheqësi nacionalist kines Çang Kai Shek takohen në Kajro për të diskutuar mbi luftën kundër Japonisë.

1944. - Ndodhi masakra në komunën e Preshevës, e cila mori jetën e 6 burrave, të cilët u masakruan në mënyrë barbare.

1946. - Ndodhi i ashtuquajturi incidenti i Korfuzit. Dy destrojerë britanikë ndeshën në mina, ndërsa po kalonin ngushticën e Korfuzit. Njëri prej tyre u mbyt, duke shkaktuar vdekjen e 44 britanikëve, ndërsa destrojeri i dytë i dëmtuar u detyrua të largohej. Anglia i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë dhe e ngriti çështjen në gjyqin ndërkombëtar të drejtësisë në Hagë. Konflikti midis dy vendeve zgjati deri në maj të vitit 1992.

1961. - U nda nga jeta profesor Aleksandër Xhuvani. Ai ishte njohësi më i mirë i visarit leksikor të gjuhës shqipe. Xhuvani mblodhi nga gjuha e popullit shumë fjalë e shprehje, të cilat u përpunuan pas vdekjes së tij në formë të një fjalori. Botoi të sistemuar shkencërisht fjalorin e gjuhës shqipe të Kostandin Kristoforidhit.

1963. - Lindi në Përmet Vasil Tole, kompozitor dhe etnomuzikolog. Kreu Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në degën e kompozicionit. Është pedagog i kompozicionit dhe folklorit muzikor shqiptar në Fakultetin e Muzikës pranë Akademisë së Arteve. 

1963. - Presidenti amerikan Xhon F.Kenedi vritet në Dallas.

1972. - U nda nga jeta mjeku dermatolog, profesor i shkencave mjekësore, Kadri Kërçiku. U diplomua në Universitetin e Gracit në Austri. Pas kthimit në atdhe shërbeu në spitalin civil të kryeqytetit. Me hapjen e Institutit të Lartë Mjekësor dhe më pas të Universitetit të Tiranës punoi si shef i katedrës së dermatologjisë.

1975. - U shfaq filmi i kinostudios "Shqipëria e re", "Në fillim të verës", me regji të Peçi Dados dhe të Gëzim Erebarës. Ilustrimi muzikor u realizua nga kompozitori Kujtim Laro dhe Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar.

1975. - Dy ditë pas vdekjes së gjeneralit Francisko Franko, i cili kishte sunduar Spanjën që nga viti 1939, mbreti Huan Karlos bën betimin si mbret i Spanjës. Ai ishte mbreti i parë pas largimit në mërgim të mbretit Alfonso XIII, i cili u burgos në vitin 1931.

1977. - Mbas dy vjet grindjesh, "Konkordi" anglo-francez, filloi fluturimet e rregullta nga Parisi dhe Londra për në Nju Jork.

1989. - Presidenti i sapozgjedhur i Libanit, Rene Muarad, vritet në Beirutin Perëndimor, ndërsa kalonte përmes qytetit gjatë një parade për festimin e Ditës së Pavarësisë. Gjatë shpërthimit gjetën vdekjen edhe 16 persona të tjerë.

1990. - Mbas 11 vitesh në postin e kryeministrit të Britanisë, Margaret Theçer, jep dorëheqjen.

1991. - Këshilli i Sigurimit i OKB-së zgjodhi deputetin e Egjipit, Butros Gali (ish ministër i jashtëm i Egjiptit) për postin e sekretarit të përgjithshëm. Ai zëvëndësoi Havier Perez de Kuelar.

1996. - Një gjykatë australiane dënoi vrasësin Martin Brajant, nga Port Arturi, me burgim të përjetshëm.Ai ishte akuzuar për masakrën e 35 personave gjatë një udhëtimi turistik në Tasmani në prill të vitit 1996.

1998. - U krye referendumi popullor për kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

1998. - Kroacia dhe Bosnja nënshkruajnë tre marrëveshje, duke hedhur themelet për marrëdhëniet e tyre mbas luftës në Bosnje.

1999. - Një njeri i panjohur vret udheheqësin islamik algjerian Abdelkader Hashami. Hashami ishte udhëheqes i Frontit të Shpëtimit Islamik (FIS), organizatë e nxjerrë jashtë ligjit në Algjeri.

2000. - Presidenti palestinez, Jaser Arafat, i dërgoi kryetarit të shtetit rus, Vladimir Putinit, një letër në të cilën i kërkonte "dhënien fund të agresionit izraelit kundër popullit palestinez".

2007. - U hap në Shkup, Instituti Albanologjik i trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore "Pjetër Bogdani".

Kthehu mbrapa

Shto koment