Ne diten e sotme lndi Francesco Crispi

04.10.2013 (komentet: 0)

Francesco Crispi (shqiptimi: Françesko Krispi) (4 tetor 1819 në Ribera në Sicili - 11 gusht 1901 në Napoli) ish revolucionar italian, kryeministër, patriot, mason dhe kolonialist.


Crispi lindi nga një familje me origjin (i ati) Arbëreshë e Sicilisë dhe u pagëzua në Kishën Katolike sipas dëshirës së prindërve të tij. Fëmijërinë e kaloi në të parat kohë tek qytetin e t'atin, i cili ësh një vendbanim i vogël i krijuar nga shqiptarë të ikur prej pushtimit otoman në shekullin XV.Ai pati një rol shumë aktiv në kryengritjen për pavarësi të sicilianëve kundër mbretit Ferdinand II në Palermo gjatë vitit 1848. Kjo kryengritje dështoi në maj të vitit 1849 dhe ndryshe nga pjesëtarët e tjerë, Crispi nuk u përfshi në faljen e përgjithshme që ju bë kryengritësve, gjë që e detyroi të largohej për në Piemonte. Në Milano, ai u përfshi në "konspiracionin e Mazzinit" gjatë vitit 1853, dhe për këtë arsye u përzu nga Piemonte. Pas largimit nga Piemonte ai u vendos në Maltë e më pas në Paris. I përzënë edhe nga Franca vendoset në Londër duke u bashkuar për herë të parë me Giuseppe Mazzinin.Krispi në vitin 1860, bashkë me Bertanin, Bixion, Medicin dhe Giuseppe Garibaldin udhëhoqi "ekspeditën e të njëmijëve" që arriti ne Sicili në datën 11 Maj 1860. Më 13 Maj 1860 Crispi mori pjesë në shpalljen e Mbretërisë së Italisë. Pas rënies së Palermos, Crispi u emërua Ministër i punëve te brendshme dhe të financave i qeverisë provizore siciliane por iu desh të jepte dorëheqjen pas kundërshtimeve të ideve të Cavourit rreth aneksimit të Sicilisë nga Italia .Më pas i emëruar sekretar i Garibaldit siguroi dorëheqjen e Agostino Depretisit si diktator "pro-tempore" i Sicilisë, i cili ështe emëruar në atë post me urdhër të Garibaldit.

me teper ne Wikipedia

Kthehu mbrapa

Shto koment