Ne diten e sotme lindi Rauf Dhomi

04.12.2013 (komentet: 0)

Lindi në Gjakovë, Rauf DHOMI. Aty e kreu shkollën fillore, kurse shkollën e mesme të muzikës në Prizren më 1965.

File:Rauf Dhomi.jpg
Më 1965/66 studioi në Sarajevë në seksionin e Kompozimit dhe Dirigjimit në klasën e prof. M.Shpiler. Si student i dalluar u punësu si asistent në të njëjtin fakultet në Sarajeve për lëndën e Harmonisë. 

U diplomua në vitin 1970. Me të diplomuar kthehet në vendlindje dhe u punësohet në gjimnazin “H. Dushi” në Gjakovë. Krahas punës të pedagogut aktivisht punoi me “Korin e Burrave” të Gjakovës, ansambl të cilin e formoi më 1965. 

Studimet pasuniversitare i kreu më 1972/3 në klasën e prof. M. Spiler në Kompozim. Më 1971 u punësua në SHLP në Degën e Muzikës dhe nga viti 1975, me të hapur të Fakultetit të Arteve e deri me sot, punoi në këtë institucion në thirrjen e prof. ordinar. Në vitin 1992 zgjedhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 1996 anëtar i rregullt.Ka marrë këto mirënjohje, dekorata dhe shpërblime: qytetar nderi i qytetit të Gjakovës (1979); Shpërblimi i Dhjetorit (1980); Dekorata për merita për popull me rreze të artë (1981); Shpërblimi “Muzika më e mire” në Festivalin e Teatrove në Beograd më 1990 (të cilin e kishte refuzuar); Shpërblimi i parë për “Kuarteti për harqe” në konkursin anonim të Rinisë Jugosllave më 1967; Shpërblimi i parë për këngën korale “Pogradeci” në konkursin anonim të Rinisë Jugosllave më 1967; Shpërblimi i dytë për këngën korale “Zemra e Liqerit” në konkursin anonim të Rinisë Jugosllave më 1968.

Kthehu mbrapa

Shto koment