Në ditën e sotme 27 prill

27.04.2014 (komentet: 0)

Ndodhi MASAKRA E MEJËS.



Forcat serbe masakrunë shqiptarët nga Gjakova dhe rrethina e saj. Trupat e pajetë të tyre janë shpërnda në pjesë të ndryshme të Kosovës dhe Serbisë. Mbas Luftës së Kosovës, gjatë 1999-2001, një pjesë e tyre asht gjetë në varreza të ndryshme masive në Kosovë dhe për të tjerët janë marrë informata se gjenden në Serbi. Mirëpo me gjithë kërkesat nga Qeveria e Kosovës të nxitura nga shoqata të ndryshme humanitare dhe të afërmve të të ndjerëve organet serbe kanë zvarritur dorëzimin e tyre.

Martirëve të ramë në këtë masakër u asht ngritë Qendra Përkujtimore 27 Prilli në Lëndinën e Pikëllimit në fshatin Mejë të Gjakovës. Më 18 qershor 2005 asht ba rivarrimi i mbetjeve mortore të 21 viktimave të masakrume: 

Ardian Hoxha, 
Blendian Hoxha, 
Bajram Hoxha, 
Armend Beqaj, 
Emin Beqaj, 
Bedri Beqaj, 
Tom Prelaj, 
Driton Prelaj, 
Ahmet Neziri, 
Haki Batusha, 
Ymer Abdullahu, 
Masar Idrizi, 
Ndue Nou, 
Osman Salihaj, 
Qaush Mehmeti, 
Ramë Ramaj, 
Ramiz Hoxha, 
Sami Mehmeti, 
Shpend Kuçi, 
Sylë Bajrami, 
Xhevdet Tahiraj.

Kthehu mbrapa

Shto koment