Në ditën e sotme 1 prill

01.04.2014 (komentet: 0)

të vitit 2001 u arrestu Slobodan MILOSEVICI

U arrestu Slobodan MILOSEVICI, ish kryetar i Serbisë mbas një rrethimi prej 36 orësh prej policisë. Nga vila e Milosevicit u dëgjunë 5 krisma dhe një rafal mitralozi. Mbas kësaj aj u dorëzu dhe u dërgu në burg. Në qershor aj u ekstradu në burgun e Tribunalit të Hagës për krime lufte.

 

Të vitit 2008 Në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës u shpall i pafajshëm ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

 

Të vitit 2009 Shqipëria u pranu në NATO.


Të viti 1945 Ndodhi masakra e Tivarit. Shtabi Operativ i “Kosmetit” i urdhëruar nga ShS i UNChJ-së me qëllim të shpërbamjes së bërthamës së qëndresës shqiptare në Kosovë, gjatë mujve mars-prill 1945 mobilizoi me dhunë shqiptarët për m´i dërgu në frontin e dytë të ashtuqujtur të ”Adriatikut” në veriperëndim të Jugosllavisë. Skenaristët e Masakrës së Tivarit, për dërgimin e mobilizuesve shqiptarë në pjesët veriperëndimore të Jugosllavisë, kishin zgjedhë rrugën Prizren – Kukës – Shkodër – Tivar - Dubrovnik - Rijekë. Për këtë front mobilizunë shqiptarët nga Vushtrria, Besiana, Prishtina, Kachaniku, Ferizaji, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Theranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni etj. 

 

 


Me 1, 2 dhe 3 prill Të vitit 1981 nëpër gjithë Kosovën, e sidomos në Prishtinë nisën demonstratat masive me kërkesën për Kosovën Republikë. 

Kthehu mbrapa

Shto koment