Ndodhi në ditën e sotme, 15 shtator

15.09.2013 (komentet: 0)

1991.- Shqipëria u pranua si anëtare me të drejta të plota në gjirin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, organizëm financiar i specializuar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në ditën e sotme, 15 shtator
1621.- Në letrën që kleriku dhe shkrimtari Pjetër Budi i dërgoi më 15 shtator kardinalit Gocadin, përshkruante gjendjen e vështirë të shqiptarëve nën zgjedhën turke dhe theksonte gatishmërinë e tyre, pavarësisht përkatësive fetare, për luftë çlirimtare.
1789.- Lindi Xhejms Fenimor Kuper, romancier amerikan i njohur për krijimin e karakterit të 'Hawkeye' në një seri librash, përfshirë këtu dhe "I fundmi i mohikanëve".
1821.- Salvadori, Kosta-Rika dhe Guatemala, shpallin pavarësinë e tyre nga Spanja.
1830.- Lindi Porfirio Diaz, politikan meksikan. Ai ishte president nga viti 1877 deri në vitin 1911, vit kur revolucioni i Francisko Madero's e detyroi të japë dorëheqjen dhe të shkojë në mërgim.
1859.- Vdiq Ajsambard Kingdom Brunel, inxhinier britanik i hekurudhave avullore. Ai projektoi avulloren e parë transatlantike të quajtur Great Western dhe "motrën" e saj Great Eastern.
1878.- Lidhja shqiptare e Stambollit shpalli më 15 shtator programin që kërkonte t'i njihej Shqipërisë e drejta e një vilajeti autonom me emrin Vilajeti i Shqipërisë. Programi kishte shtatë pika dhe u botua në gazetën "Terxhumani shark" që e drejtonte Sami Frashëri. 
1890.- Lindi romancieria e njohur angleze Agatha Christie. Ajo krijoi karakterin e detektivit belg Hercule Poirot dhe eksentriken Miss Jane Marple. Vepra e saj e mistershme "Çarku i miut" është shfaqja më e luajtur në botë.
1897.- U lind në Bejrut, në një familje shqiptare funksionarësh të lartë të perandorisë osmane, gazetari dhe diplomati i shquar Fuat Asllani. Bashkëpunoi dhe drejtoi revistën studentore "Djalëria" në Vjenë dhe gazetën "Liria kombëtare". U arrestua dhe ekzekutua nga regjimi komunist. Si njohës i 10 gjuhëve të huaja dhe së drejtës ndërkombëtare nga viti 1929 hyri në shërbimin diplomatik shqiptar. Përfaqësoi vendin në Sofje, Londër dhe në Lidhjen e Kombeve dhe në vitin 1935 drejtoi Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë.
1904.- U botua në Romë revista dyjavore "Lajmëtari i Shqypnisë", që drejtohej nga Gaspër Jakova Mërturi. Fletorja trajtoi probleme të karakterit politik, shoqëror, kulturor e letrar. Interes të veçantë paraqesin artikujt studimorë mbi demografinë dhe historinë e Lidhjes së Prizrenit.
1904.- Lindi Umberto II i Italisë. Ai u bë mbret në maj të vitit 1946, por abdikoi një muaj më vonë kur Italia votoi të bëhet republikë.
1916.- Tanket ushtarake, të krijuara nga sir Ernest Switon, u përdorën për herë të parë në veprime luftarake, gjatë ofensivës së aleatëve në betejën e Somes.
1919.- U lind në Durrës aktori Lazër Filipi.  Ka filluar veprimtarinë artistike në Teatrin Popullor në 1948 pas një përvoje në teatrin amator. Ka interpretuar mbi 80 role kryesore e episodike. Aktualisht është aktori më jetëgjatë i Teatrit Kombëtar.
1928.- Pas Italisë, Greqisë, Hungarisë dhe Uruguajit ishte qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që e njohu mbretin Zogu i Parë dhe Mbretërinë Shqiptare.
1935.- Në Gjermani, nazistët hedhin poshtë ligjet e Nyrembergut, duke filluar një program persekutimi te dhunshëm fetar dhe racial. Të gjithë çifutet u privuan nga qytetaria e tyre, getot u riaktivizuan dhe Swastika bëhet flamur kombëtar.
1940.- Filloi punimet në Tiranë kongresi i parë bujqësor. Punimet e tij u përmblodhën dhe u botuan në një vëllim të veçantë.
1940.- U lind në Tiranë aktori i njohur Reshat Arbana. Një ndër protagonistët më popullorë të kinemasë shqiptare, Arbana ka realizuar mbi 35 role. Nga viti 1977 e deri sa doli në pension, ishte aktor i Teatrit Kombëtar. Ndër rolet më të spikatura të tij janë: Isa Boletini tek "Nëntori i dytë", Ahmeti tek "Dora e ngrohtë", etj. Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit në dramën "Streha e të harruarve".
1943.- Benito Musolini, me mbështetjen e gjermanëve, formon një qeveri, rivale me atë fashiste, nën administrimin e Pietro Badoglios.
1947.- U realizua nga Artisti i Popullit, Prenk Jakova, "Dasma Shkodrane", shfaqje muzikore me regji të Andrea Skanjetit. Me këtë rast për herë të parë u ngjit në skenë një kor me tre zëra.
1949.- Konrad Adenauer zgjidhet kancelar i parë i Gjermanisë Perëndimore, ndërsa Teodor Heuss president i saj.
1959.- Kryeministri rus Nikita Krushov arrin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke filluar kështu vizitën e tij 12 ditore.
1972.- Spanja dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruajnë një marrëveshje tregtare, i pari pakt midis tyre që nga Lufta Civile Spanjolle.
1973.- Vdiq në moshën 90 vjeçare mbreti i Suedise Gustav VI Adolf. Në vend të tij erdhi nipi Karl XVI Gustav.
1978.- Vdiq Vilhelm Mesershmit, projektues dhe prodhues gjerman i aeroplanëve. Në vitin 1944, aeroplani i tij MC-262 u bë aeroplani i parë reaktiv që hyri në luftim.
1982.- Papa Gjon Pali II priti në Vatikan, në audiencë private, Jaser Arafatin. Kjo shkaktoi protesta të forta nga qeveria e Izraelit.
1993.- Në Shkup është regjistruar Asociacioni i strukturave studentore evropiane pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi".
1995.- Në Shkup, para hyrjs së zyres për lidhje të SHBA-së u vendos amblemë e re, shkrimi i së cilës ishte Ambasada e SHBA-së, me çka formalisht misioni i SHBA-së në Maqedoni e shënoi ngritjen e nivelit të marrëdhënieve diplomatike në relacionin Uashington - Shkup.
1997.- Egjipti dënon katër vetë me vdekje dhe tetë të tjerë me burgim të perjetshëm gjatë gjyqit ushtarak me të madh ndaj anëtarëve të dyshuar të një grupi militant islamik.
1999.- Një njeri i armatosur, duke bërtitur me sharje anti-fetare, shtiu drejt besimtarëve adoleshentë të një kishe Baptiste në Teksas. Ai vrau shtatë persona përpara se të vriste veten.
2000.- Shefi i ETA-s, Ignacio Gracia Arregui, i quajtur "Itaki de Renteria", u arrestua në Bidart, jugperëndim të Francës, së bashku me bashkëshorten e tij, njoftoi agjencia spanjolle EFE.
2001.- Ambasada e Afganistanit në Moskë konfirmoi vdekjen e komandantit Ahmed Shah Masud. Masud, në postin e shefit ushtarak të Aleancës së Veriut, mori plagë të rënda gjatë një atentati kundër tij.
2003.- Gjashtëdhjetë e shtatë të burgosur humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën, si dhe tre anëtarë të forcave të sigurisë, si pasojë e një zjarri që ra në burgun më të madh të Arabisë Saudite, në Riad.
2011.- Vdiq regjisori legjendar, Otakar Vavra. Vavra, i cili në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar, me një grup të autorëve çekë të filmave është themelues i Akademisë për arte skenike (FAMU) në Pragë, filmin e tij të parë e xhiroi para 80 viteve. Në qershor të këtij viti në Festivalin ndërkombëtare në qytetin çek Zlin, e fitoi çmimin Gran-pri për kontribut jetësor në kinematografinë botërore. Midis studentëve të tij janë edhe fituesit e "Oskarit" Millosh Forman dhe Jirzhi Mencel, vera hitillova, Evald Shkorm dhe Emir Kosturica.

Kthehu mbrapa

Shto koment