Ndodhi në ditën e sotme, 12 shtator

12.09.2013 (komentet: 0)

2002. - 119 persona gjetën vdekjen si pasojë e një aksidenti hekurudhor në lindje të Indisë. Treni "Rajdhani Express", që bënte të mundur lidhjen midis Kalkutës në lindje të Indisë dhe kryeqytetit Nju Delhi, doli nga shinat kur po kalonte mbi një urë.

Në ditën e sotme, 12 shtator
1450. - Duke ditur përpjekjet e Sulltanit për vendosjen e paqes me shqiptarët, senati i Venedikut vendosi të bëhet ndërmjetësues në bisedime. Për këtë qëllim caktoi një nga rektorët venedikas, që sundonin në tokat e Arbërisë të mbante kontakte me Stambollin.
1775. - Ushtritë e Bushatllinjve dhe aleatët e tyre sulmuan në afërsi të Peqinit trupat osmane të komanduara nga Ahmet Kurt Pasha i Beratit. Ato ranë në kurthin e përgatitur nga ky i fundit dhe rreth 4 mijë vetë mbetën të vrarë midis tyre dhe Kapedanit mirditor Gjon Marku.
1818. - Lindi Riçard Xhordan Gathing, shpikësi i mitrolozit me të njëjtin emër.
1848. - Zvicra adopton një kushtetutë të re sipas së cilës bëhet Republikë Federale.
1913. - Lindi Xhesi Ouens, atlet amerikan. Katër medaljet e arit, të fituara në Olimpiadën e Berlinit në vitin 1936, zemëruan diktatorin Adolf Hitler që refuzoi t'i shtrëngonte dorën sepse ishte zezak.
1923. - U përfundua në Gjenevë konventa ndërkombëtare për ndalimin e qarkullimit dhe trafikut të publikimeve të turpshme. Shqipëria e ratifikoi atë në tetor të vitit 1924.
1930. - Duke miratuar statutin e gjykatës së përhershme të Hagës, Shqipëria bëhet anëtare e këtij forumi juridik botëror.
1941. -  U nda nga jeta Pal Skiroi, studiues arbëresh i gjuhës dhe historisë shqiptare.
1943. - Gjatë Luftës së Dytë Botërore, trupat paramilitare gjermane, me urdhër të Hitlerit, rrëmbyen diktatorin italian Benito Musolini që mbahej i burgosur nga qeveria.
1944. - Trupat komando të marinës mbretërore britanike u nisën nga Italia me detyrën për të çliruar qytetin jugor shqiptar të Sarandës. Ata zbarkuan në plazhin me emrin e koduar "Plazhi i sheqerit", në veri të qytetit dhe luftuan bashkë me partizanët shqiptarë për afro 30 ditë, luftime që përfunduan me mposhtjen e forcave pushtuese dhe me kapjen e 200 robërve të luftës. Më 12 shtator 2003 katër nga marinsat britanikë që zbarkuan në 1944 erdhën për vizitë në Tiranë. 
1953. - Nikita Hrushov zgjidhet sekretar i parë i Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të BRSS.
1968. - Shqipëria shpall tërheqjen e saj nga Traktati i Varshavës.
1970. - Aeroplani supersonik Konkord ulet për herë të parë në aeroportin Hithrou të Londrës, duke shkaktuar ankime të shumta për shkak të zhurmës së tij.
1971. - Zhvilloi punimet në kryeqytetin rumun, Bukuresht, Kongresi ndërkombëtar i Bizantinologjisë, ku morën pjesë me kumtesa dhe diskutime dhe studiues shqiptarë.
1974. - Perandori Haile Selassie i Etiopisë, rrëzohet me një grusht ushtarak shteti. Ai kishte sunduar që nga viti 1930.
1980. - Forcat e armatosura turke, të udhëhequra nga shefi i shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Kenan Erven, rrëzojnë qeverinë e Sulejman Demirelit me një grusht shteti paqësor.
1989. - Parlamenti Polak aprovon qeverinë, të udhëhequr nga kryeministri Tadeuz Mazowiecki. Në këtë mënyrë i jepet fund sundimit komunist.
1990. - Gjermania Lindore dhe Perëndimore dhe Fuqitë aleate të Luftës së Dytë Botërore, nënshkruajnë një traktat për rikthimin e sovranitetit të Gjermanisë së bashkuar dhe përcakton statusin e saj ndërkombëtar.
1993. - Vdiq në moshën 76 vjeçare, Rajmond Barr, aktor kanadez, i famshëm për mishërimin e avokatit Parry Masson dhe dedektivit Ironside.
1996. - Vdiq Ernesto Gaisal, ish-diktator ushtarak i Brazilit.
1999. - Indonezia lejoi që një forcë ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara, të hynte në Timorin Lindor për t'i dhënë fund dhunës në atë vend.
2000. - Në qytetin antik të Finiqit, 12 km larg Sarandës, në bazë të protokollit të nënshkruar një vit më parë. nisi punën ekspedita e përbashkët me arkeologë italianë dhe shqiptarë. Ekspedita e shtriu misionin në të gjithë territorin e qytetit antik, duke kryer sondazhe dhe gërmime për evidentimin sa më të plotë të objekteve të qytetërimit antik.
2003. - Shtetet e Bashkuara, Europa dhe Egjipti paralajmëruan Izraelin për dëbimin e presidentit palestinez, Yaser Arafat, meqenëse mijëra përkrahës të tij kishin premtuar se do t'a mbrojnë atë.
2005. - Këshilli i Sigurisë i KB-së i hoqi sanksionet kundër Libisë sepse autoritetet në Tripol e morën përgjegjësinë për shpërthimin e bombave të vëna në aeroplanin "Pan Amerika",  në vendin Lokerbi, Skoci në vitin 1988. Libia u pajtua që të paguajë gjithsej 2,7 miliardë dollarë dëmshpërblim për familjet e 270-të viktimave.
2009. - Vdiq filozofi francez Vil Ronis, një nga fotografët më të mëdhenj në shekullin e 20-të.
2009. - Vdiq Norman Borlaug, ekspert amerikan për patologjinë e bimëve. Në vitin 1970 e fitoi Çmimin Nobel për paqe, ndërsa në vitin 2007 medaljen e artë të Kongresit amerikan, që është dekorata më e lartë civile në SHBA.

Kthehu mbrapa

Shto koment