Ndodhi në ditën e sotme, 07 tetor

07.10.2013 (komentet: 0)

1400. - Senati i Venedikut në mbledhjen e tij të datës 7 tetor shqyrtoi dhe miratoi propozimin e bujarëve shqiptarë Zaharia dhe Jonima për përfundimin e marrëveshjes për luftë të përbashkët kundër turqëve të cilët ndërmarrin sulme grabitqare dhe terroriste në Ballkan.

1763. - Lindi studjuesi humanist shqiptar Mikel Skutarista.
1778. - U lind një personalitet tjetër me origjinë durrsake Marcielo Durraco markez dhe patriot i Gjenovës, zyrtar i lartë në pallatin mbretëror të Sardenjës.
1849. - Në Baltimor vdiq Edgar Alan Po, poet veriamerikan. Lirika e tij shquhet për melankolinë dhe pikëllimin. Është autor edhe i rrëfimeve të shkurta të tmerrit "Macja e zezë".
1908. - U shpall unioni ndërmjet Greqisë dhe Kretës.
1930. -  Punëtorët e shoqërisë "Ragazzi" që punojnë për ndërtimin e urës së Sinanajt u hodhën në grevë për shkak se nuk u paguheshin rregullisht pagat.
1943. - Sot përkujtohet 66 vjetori i luftës së Kodrës së Kuqe në Tiranë. Vojo Kushi, komandant i njësive guerrile të kryeqytetit bashkë me Sadik Stavalecin dhe Xhorxhi Martinin u gjendën të rrethuar befasisht nga forcat fashiste, ku edhe u vrane.
1945. - u themelua në Tiranë Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, organizatë shoqërore që bashkonte krijuesit e fushave të ndryshme. Në fillimet e saj ajo kishte vetëm 70 anëtarë më pas numri i tyre erdhi duke u shtuar.
1946. -  nisën zyrtarisht Lojrat Ballkanike të Tiranës.
1950. -  Nëna Terezë themeloi bashkësinë me emrin "Misionaret e dashurisë". Pas 15 vjetësh kjo bashkësi u ngrit në kongregatë papnore. Atë kohë kishte 300 misionare të dashurisë dhe të gjitha këto ndihmonin të varfërit dhe të sëmurët, të braktisurit para vdekjes.
1997. - Në një nga mjediset e Muzeut historik kombëtar në Tiranë u promovua libri i Jaho Brahajt "Gjurmime heraldike". Autori sjell në studimin e tij vlera dhe fakte të shumta nga historia e kulturës sonë në fushën specifike të heraldikës, simbolikës historike kombëtare shqiptare, emblemat e të parëve tanë. 
1998. - Sot përkujtohet 11 vejtori i vdekjes së Ibish Abdyl Osmanajt nga Gurrakoci i Istogut. I moshuari 104 vjeçar ishte dëshmitar i ngjarjeve dhe pjesëmarrës i tyre që nga luftrat kundër pushtuesve osmanë, luftrat ballkanike, lëvizjet kaçake në Kosovë e ngjarje të tjera deri në ditët tona.
1998. - Në Tiranë u formua shoqata "Lidhja e gazetarëve ekonomikë shqiptarë".
2000. - përfundoi restaurimi i kishës së lashtë të Kepit të Rodonit ku është ngritur dhe një muze arkeologjik në mjediset e brendshme të saj.

Kthehu mbrapa

Shto koment