Faruk Begolli, aktor i madh i Kosovës

23.08.2013 (komentet: 0)

Ne diten e sotme te viti 2007. - Ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 63 vjeçare Faruk Begolli, aktor i madh i Kosovës.

Ne ditën e sotme të vitit 2007 ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 63 vjeçare Faruk Begolli, aktor i madh i Kosovës. "Ka qenë amaneti i të ndjerit që në varrim të marrin pjesë vetëm rrethi shumë i ngushtë familjar si dhe disa miq e ish-kolegë", thuhej në një njoftim nga familja Begolli. Faruk Begolli u lind me 14 shkurt 1944 në Pejë. Ai mbaroi Akademinë për Film dhe Teatër në Beograd me 1966. Një kohë ka jetuar dhe punuar në Beograd, kurse disa vjet themeloi dhe udhëhoqi Tetarin 'Dodona' të Prishtinës, ku shquhet veçanërisht me shfaqjen "Jam talent se jo mahi". Begolli luajti edhe në disa filma artistik, si në filmin "Kur pranvera vonohet", "Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna" , "Të ngujuarit", "Era e Lisi", etj. Faruk Begolli ishte edhe pedagog në Akademinë e Arteve të Prishtinës.

Kthehu mbrapa

Shto koment