Në ditën e sotme të vitit 1492 Christopher Columbo e zbulon Kubën dhe e shpall territor të Spanjës

27.10.2013 (komentet: 0)

Kristofor Kolombi (it. Cristoforo Colombo, sp. Cristóbal Colón, angl. Christopher Columbus) ; (1451. - 20. мај 1506.) ishte hulumtues dhe tregtar i cili i pari kaloi Oqeanin Atlantik dhe zbuloi Amerikën në vitin 1492 nën flamurin e Kastilës, Spanjë.

Skeda:CristobalColon.jpg

 

Kristofor Kolombi mendonte se Toka është relativisht e vogël dhe se mundet me anije të arrihet deri në Lindje të Largët duke lundruar në drejtim të perëndimit. Vlersimi i tij i gabuar rreth madhësisë së Tokës, shkaktoi edhe në llogaritjen e rezervave ushqimore dhe të pijeve për një rrugë kaq të gjatë, vlerësim i cili ka mundur të shkaktojë edhe dështimin e ekspeditës së tij, por për fat të mirë, në rrugë e “pengoi” e papritura për atë kohë, kontinenti i panjohur, Amerika. Prapë se prapë Kolombi vdiq duke menduar se ka zbuluar rrugën për në Indi dhe jo kontinentin e ri, Amerikën, kur më vonë e vërtetoi Ameriko Vespuçi, sipas të cilit edhe e mori emrin ky kontinent.
Kolombi mendohet se ka lindur në Gjenovë në vitin 1451, nga babai Dominik Kolombi dhe e ëma Suzana Fontanarosa, ndonëse disa historianë thonë se ka lindur në Aragoni, mandej në Galici bile edhe në ujdhesën greke Hios. Hulumtuesi Augusto Maskarenas Bareto mendonte se Kolombi ka lindur në Portugali në një familje hebreje.

Kthehu mbrapa

Shto koment