SHËNIM: Gangsterë me imamët, të tredhur me gangsterët

01.10.2017 (komentet: 0)

Një e tillë ishte ajo e Elbasanit, ku shteti u zmbraps para së keqes. E bashkë me të doli në pah dhe tredhja e trajtësuesve të opionionit publik. Heshtja e tyre qe emblematike, e njëkohësisht fantastike për të kuptuar njëherë e mirë se jo interesi qytetar, por tjetër interes i udhëheq ata.

 

Në nuk flasin për një nëpërkëmbje të tillë spektakolare të shtetit, për çfarë tjetër mund ta hapin gojën apo ta marrin lapsin për të shkruar!? E thjeshtë: për gjëra që nuk u hyn gjemb në këmbë, e për të më tepër që u mundësojnë një rol ngadhënjyesi në kohën që jetojmë.

Një i tillë çfarë nuk shkroi në editorialet e tij përgjatë ditëve të fundit, po asnjë të tillë nuk ia kushtoi ngjarjes së bujshme. Në vend të kësaj, pëlqeu të merrej me predikimin e një imami, duke përdorur një fjalor të ulët e përgjithësues, duke shtrembëruar kontekstin dhe mesazhin e tij, dhe, në fund, duke kërcënuar.

Një këshillë për besimtarët për mbarëvajtjen e jetës bashkëshortore iu përcoll publikut si një poshtërim publik i qenies femërore, si diskriminim. E tëra e bashkëshoqëruar me fyerje të turpshme për imamin në fjalë e për imamët në përgjithësi.

Nëse para një muaji u shfrytëzua festa e muslimanëve për të ndezur një debat të paqenë, idiot, e në kufijtë totalisht të absurdes, tani mjafton predikimi krejt normal i një imami për ta rivënë në lëvizje ritualin e damkosjes së muslimanëve.

Nuk dihet nëse kjo “temë e re” do të debatohet gjatë, por e sigurt është se me fikjen e saj do të pasojë një tjetër, e shpikur ashtu nga hiçi, por e mjaftueshme për t’ia nisur sulmit ndaj imamëve dhe muslimanëve në përgjithësi.

Imami i goditur ia ka borxh bashkësisë së muslimanëve një përgjigje adekuate për goditësin e tij, që nuk ia kurseu as vënien në lojë të emrit. Imami i goditur ia ka borxh integritetit të vet tregimin e vendit njeriut që u përpoq ta poshtërojë e ta kompleksojë. Sigurisht, në rrugë ligjore.

Për sa kohë janë respektues të ligjit, si ngahera, imamët nuk duhet të lejojnë askënd t’i fyejë e t’i nëpërkëmbë. Nuk duhet të lejojnë as nëpërkëmbjen e besimtarëve. Eshtë detyra e tyre! /tesheshi.com/

Kthehu mbrapa

Shto koment