Serbia deri në vitin 2050 humb një milion banorë

01.10.2017 (komentet: 0)

Serbia deri në vitin 2050 humb një milion banorë – shtim natyror pozitiv vetëm Senica (1,1), Novi Sadi (1,3), Presheva (3,1), Novi Pazari (6) dhe Tutini (7.9).

Serbia, siç paralajmërojnë  demografët  radhitet në vendin e gjashtë  për nga mosha e popullsisë në Evropë,   dhe për një   vit "humbë"   një qytet të madhësisë së Prijepoles  apo Beçejit

 

Serbia është vendi i gjashtë me moshë më të vjetër  në Evropë, dhe mosha mesatare e popullsisë është 42.9 vjet! Numri i njerëzve mbi 65 vjeç është 33 për qind, gjegjësisht është  më i lartë se numri  i popullsisë  nën moshën 15 vjeçe. Në Serbi çdo vit mesatarisht  vdesin 102.455 njerëz ,  ndërsa  lindin vetëm 67.459 foshnje. Kjo do të thotë që çdo vit Serbia  humb 35 000 banorë,  gjegjësisht një qytet  të madhësisë së Prijepoles, Beçejit ose të komunës së Savski venacit, shkruan e përditshmja  novosti.

Nga viti 2006 deri në vitin  2016, numri i banorëve në Serbi, vetëm në bazë të rritjes natyrore, është  zvogëluar për rreth 385,000 banorë. Prandaj nuk është e çuditshme që para disa dite  agjencia e inteligjencës amerikane CIA, në publikimin e saj të cilat i publikon për të gjitha vendet e botës, në Serbi plakja e popullsisë ka  potencuar  është një   sfidë e madhe.

Sipas Zyrës së Statistikave të Republikës së Serbisë, situata demografike në Serbi karakterizohet nga një rritje natyrore dukshëm negative dhe zgjerimi i zonave të depopullimit. Më së paku foshnje lindin  në Serbinë jugore dhe lindore. Komunat e vetme në Serbi që kanë shtim natyror pozitiv  janë Senica (1,1), Novi Sadi (1,3), Presheva (3,1), Novi Pazari(6) dhe Tutini (7.9).

Pritjet se numri mesatar i lindjeve për një grua,  nga ajo aktuale 1.4,  se mund të arrihet relativisht  lehtë  në nivelin e dy fëmijëve në dekadat e ardhshme janë praktikisht jorealiste, jo vetëm për popullatën tonë, por për shumicën e Evropës - thotë Vladimir Nikitović, doktor i demografisë në Institutin e Shkencave Sociale.

 Nikitoviq për novostin shton: “Megjithatë, mesatarja e 1.85 fëmijëve të lindur për grua mund të jetë qëllimi i parë realist i politikës sonë të popullsisë, siç tregohet nga të gjitha hulumtimet përkatëse demografike në kontekstin evropian. E ardhmja e tillë demografike në mënyrë të qartë thekson se nuk mund të presim   ndalimin e rënies dhe plakjes së popullsisë së Serbisë nga mesi i shekullit, por këto procese të paktën mund ta zbutim.”

Studimet e këtij instituti thonë se shansi i Serbisë për mbijetuar është të bëhet shtet migrues, sikurse vendet e Evropës Perëndimore. Krijimin e një zone të shpopullimit në Evropën Lindore - në Slloveni, Kroaci, Rumani, Bullgari, Moldavi - krijon, sipas Nikitoviq, hapësira për ardhjen e emigrantëve. Popullatat e vjetra do të kenë nevojë për   fuqi punëtore të re, ndërsa  dikush do të duhet të vijë në këto zona për t'u kujdesur për të moshuarit, përfundon Nikitoviq.

/Ismet Azizi/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment