Nexhmedin Spahiu: Viti 2017, vit progresi

30.12.2017 (komentet: 0)

Njohësi i rrethanave politike, Nexhmedin Spahiu vitin 2017 e ka cilësuar si “vit progresi”.

 

“Mendoj që ka qenë vit progresi edhe pse nuk është parë, nuk ka qenë vizuel, i dukshëm por gjithsesi ne si shoqëri kemi treguar pjekuri më të madhe politike”.

“Progresi është si shoqëri, nuk thashë se ka pas sukses parlamenti apo ndonjë institucion në veçanti, por vetëdija, përgjithësisht është ngritur”.

“Në këto zgjedhje, pasqyra zgjedhore ka dalë me larmi të forcave politike në krejt Kosovën, nuk ka dominim të një partie politike  dhe kjo tregon nivel zhvillimi”.

Spahiu në studion e Info Magazine në Klan Kosova nuk e ka lënë pa përmendur edhe çështjen më të nxehtë të vitit, demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

“Që nuk është ratifikuar Demarkacioni është mirë, ka qenë një marrëveshje e gabuar që nuk është dashur të miratohet dhe shyqyr që nuk është miratuar”.

Por ai ka përmendur një ngjarje tjetër, si një nga ngjarjet që sipas tij, e kanë shënuar vitin që po e lëmë pas.

“Një prej ngjarjeve të vitit është edhe botimi i librit për Esat Pashë Toptanin që është libri më i mirë i shkruar për historinë nga një shqiptar”.

“Kemi pasur botime librash për historinë në 20 vjetët e fundit, por ky është një dallim”.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment