FANTAZMAT ME ESHTRA NUK MUND TA ZHBËJNË HASANIZMIN

22.08.2018 (komentet: 0)

Kujt i konvenon pikërisht tani të mjegullohet e vërteta rreth kolosit Hasan Prishtina dhe a mund të konsiderohet krejt si sherr budallai ky pretendim fals i Kastriot Dervishit, të cilit paradoksalisht më tepër i intereson konsiparcioni historik rreth të kaluarës që lidhet me eshtrat e Hasan Prishtinës, se sa misioni kombëtar i tij i cili ende nuk është përmbushur nga Mehmet Prishtina.

 

Mehmet Prishtina

Hamendësimet e Kastriot Dervishit që vënë në dyshim vërtetësinë e eshtrave të Hasn Prishtinës, të cilët aktualisht prehen në qytetin e Kukësit, janë hiç më pak se pretendime të kota në një kohë kur gjithë vëmendja jonë është përqëndruar në një moment shumë domethënës për kombin tonë: në unifikimin e qëndrimeve e pikëpamjeve rreth rolit të figurave tona historike në ngjizjen e ideve kombëtare përafruese.  

Siç mund të shihet edhe nga mënyra e trajtimit të kësaj problematike të paqenë, Kastriot Dervishi përpos sensit të zhvilluar për imagjinatë të çthurrru nuk përdor as edhe një argument historik e faktik që do të na bindëte se vërtetë në varreza e Kukësit nuk prehen eshtrat e Hasan Prishtinës.

Si ti besojmë këtij pretendimi kaq banal të ish drejtorit të Arkivit Ushtark, i cili ende po mendon se të kontrabandosh të vërtetën histoike është njësoj si të vjedhësh një dokument të vlefshëm arkivash dhe ta shesësh për një tufë bankonotash.  

Se pse pikërisht tani e kurdis këtë pretendim fals Kastriot Dervishi dhe në llogari të kujt e shpërndanë këtë parafabrikat në formë lajmi të pabazuar në fakte e burime, këtë mund ta dijë vetëm ai, por ndërgjegja e pastër e një studiuesi, çfarë pretendon të jetë edhe Devishi, nuk do ta lejonte që të manipulojë me gjysmë të vëreteta, të cilat në instancë të fundit mund të konisderohen edhe si konstrukcione të sajuara që ka si synim mjegullimin e të vërtetës. 

Kujt i konvenon pikërisht tani të mjegullohet e vërteta rreth kolosit Hasan Prishtina dhe a mund të konsiderohet krejt si sherr budallai ky pretendim fals i Kastriot Dervishit, të cilit paradoksalisht më tepër i intereson konsiparcioni historik rreth të kaluarës që lidhet me eshtrat e Hasan Pristinës, se sa misioni i kombëtar i tij i cili ende nuk është përmbushur.  

Foto: Nga e djathta Mehmet Prishtina, Skender Prizreni, Besim Cungu dhe Syl Zhitija, Kukës, qershor 2012, te varri i Hasan Prishtinës

Unë kam disa argumente që kategorisht i hedhi si të paverteta këto pretendime të Kastriot Dervishit rreth gjoja pavëretësisë së eshtrave të Hasan Prishtnës.

Fillimisht dua ta bëjë të njohur botërisht edhe njëherë takimin tim me Skender Prizreni gjatë vitit 2012 në Kukës, i cili njihet si personi pergjegjes për ceremoninë e rivarrimit te Hasan Prishtinës më 1977, me ceremonial zyrtar nga Selaniku në Kukes. Ai është kunati i  Besim Cengut dhe në detaje e shpjegonte rivarrimin, por edhe rrethanat se si u gjet varri i Hasan Prishtinës në Selanik,! Skender Prizreni më pat sqaruar se si Këshilli i rivarrimit e kishte organizuar takimin e njerëzve përgjegjës që do të merreshin me rivarrimin dhe ndër ta ai kishte takuar në Selanik edhe varrtarin, i cili e dinte saktësiht se në cilin varr ishte varrosur Hasan Prishtina. Sipas tij ai ishte varrosur në një mauzoleum dhe ne sirtarin e trete nga fundi i varrit ishin nxjerrur  eshtrat e Hasan Prishtinës, i vrarë më vrarë më 13 gusht 1933. Si dëshmi përcjellëse e kësaj historie unë pata rastin të shikoj edhe një dokumentar që i kushtohej rivarrimit nga viti 1933, në të cilin shihej makina me arkivolin e Hasan Prishtines duke levizur nga Selaniku per në Shqiperi ku u prit me ceremonial të lart zyrtare dhe u percoll me nderime të larta ushtarake deri në Kukës. 

 

Si duket autori i këtij lajmi të sajuar, Kastriot Dervishi, për të hedhur ndonjë gurë në peshoren e prishuri po vepron si në rastin e Isa Boletinit kur flitej se nje test i ADN-së mund të rezultojë me eshtra të ndonjë lope a kafshe tjetër dhe fare jo të njeriut. 

Insinuatat e Kastriot Dervishit mund t’i shërbejnë ndonjë skenaristi për të ngritur parabollat e tija imagjinare rreth humbjes së eshtrave të një figure historike dhe kërkimit të tyre nëpër kohë të mjegullta. Po të ishte ky skenar filmi, të gjithë do të entuzasmoheshim me fuqinë artstike të syzheut, por Kastriot Dervishi nuk e ka qëllimin të bëjë ndonjë film. Përkundrazi, të vërtetën historike ai mundohet ta deformojë, duke risjellë në vëmendje reminishenca dyshimi për një të kaluar, për një kolos, eshtrat e të cilit edhe për së vdekuri po përdoren si mjet beteje për të relativizuar kërkesat e familjes tonë që figura e Hasan Prishtinës duhet të jetë simbol bashkimi e mirëkuptimi në mes të shqiptarëve.

Foto: Nga e majta M. Prishtina dhe Skender Prizreni

Fundja edhe këto pretendime të rreme të Kastriot Dervishit do ta gjejnë fundin e tyre në plehërat e kohës, por ajo që mbetet sfidë e vazhdueshmshme, përfshi edhe sigurimi procesverbalit zyrtar të auroriteteve greke ku vërtetohet autenticiteti i eshtarve të Hasan Prishtinës, do të jetë sendërtimi i të gjitha ideve që ky kolos i madh i kombit i kishte shtruar para gati një shekull. 

Krejt në fund, këto fantazmat që po paraqiten me misione të dyshimta për të mohuar vërtetësinë e eshtrave të Hasan Prishtinës, në asnjë mënyrë nuk do të mund ta zhbëjnë Hasanizmin, platformën e ripërtëritjes sonë gjithëkombëtare.

22 gusht, Prishtinë

Kthehu mbrapa

Shto koment