Ngjarjet e datës 8 Tetor

08.10.2014 (komentet: 0)

 




- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, i cili do t’ia dorëzojë Raportin e Progresit 2014 për Kosovën. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 12:30)
 

- Organizata Jo-Qeveritare Emancipimi Civil Ma Ndryshe organizon debat me temë mbi temën “Banorët e lagjes Tusuz dhe planifikimi urban në Prizren”. (Restaurant Marashi në Prizren, ora 11:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike, organizojnë në Prishtinë, tryezën me temën “Mediet dhe siguria e gazetarëve në Kosovë”. (Salla e Konferencave “Orion”, përballë Kinemasë ABC, ora 11:00)
 
- Kryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, ka ftuar kryetarët e partive politike për konsultime lidhur me vazhdimin e seancës konstituive të Legjislaturës V. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301,ora 12:00)

- Ministër i Bujqësisë Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Edmond Panariti takohet me Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci më qellim tejkalimin e problemit të eksportit të miellit nga Kosova për në Shqipëri. (Ndërtesa e AUV-it , Zona Industriale Fushë Kosovë, ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të prezantoi të gjeturat e hulumtimit “Niveli i zbatimit të Planit Nacional të Partneritetit për Qeverisje të Hapur - OGP”.(Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 12:00)

- Kolegji Biznesi feston ditën e tij me veprimtarinë e organizuar me rastin e “Ditës së Kolegjit BIZNESI”. (Lokalet e Kolegjit Biznesi, rr. “Motrat Qiriazi”, nr. 29., ora 12:00)

- Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim bën prezantimin e Sigurisë Njerëzore si koncept dhe paraqitjen e rezultateve të hulumtimit të parë në Kosovë nga kjo fushë. (Salla e konferencave “Orion”, përballë Kino ABC, ora 14:00)

- Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim do të shpërblejë biznese dhe individë që kanë zbatuar projekte të Efiçencës së të Energjisë nëprmes linjës së saj kreditore që ka filluar para një viti. (Hotel Emerald, ora 16:00)

Kthehu mbrapa

Shto koment