Ngjarjet e datës 8 Prill

08.04.2014 (komentet: 0)

- Ambasadorja e ShBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, do të vizitojë Graçanicën, ku do ta takohet me Kryetarin e Graçanicës. (Graçanicë, ora 10:00 - vetëm pamje)


- Fakulteti i Shkencave Politike, Fakulteti për Media dhe Komunikim dhe Fakulteti i Juridikut në UBT,  organizon debat me temën “ Rruga drejtë Evropës”,   për të cilën do të flasë Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku. (Lokalet e UBT-së, ora 10:00)

- Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me Zyrën Zvicerane në Kosovë, organizon turneun informativ me autobus, në 40 lokacione të Kosovës, në kuadër të fushatës gjithpërfshirëse për procesin e Liberalizimit të Vizave në Kosovë. (Komuna e Podujevës, Sheshi i qytetit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj viziton Odën Ekonomike Gjermane, ku do të pritet nga bordi dhe kryesia e këtij institucioni.(Ambientet e Odës Ekonomike Gjermane, ora 11:00)

- Ambasadorja e ShBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson,viton Qendrën për Mësim së Bashkësisë Rome në Graçanicë. (Graçanicë, ora 11:00)

- Ministri për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtic, do të takohet me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë. (Kabineti i ministrit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11;00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri do të mbajë konferencë për gazetarë ku do të flas në konferencë për punën e tij dhe të qeverisë lokale gjatë 100 ditëve të kaluara. (Qendra e Kulturës "Rexhep Mitrovica", në Mitrovicë, ora 12:00) 

- Zyra e Kryeministrit organizon konferencën ceremoniale për kremtimin e Ditës Ndërkombëtare Rome. (Ndërtesa e Qeverisë, salla nr. P38, ora 13:30)

- Mbahet seanca përfindimtare për rastin "Riza Nura", ku dëgjohen prokurori dhe gjygjtarja.(Gjykata themelore, ora 13:30)

- Kryetari i LDK-së, dr. Isa Mustafa, do të mbajë debat publik për Programin Qeverisës për Shëndetësi të Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Hotel “Therana”, në Prizren, ora 16:00)        

- Kolegji ISPE mban ligjëraten e ardhshme për student me Prof.Dr. Daniel Serwer në formën e video konferencës me temë “Kosova dhe Serbia:  Martesë pa dashuri dhe Divorc i vështirë”. (Objekti i Kolegjit ISPE, ora 18:00)

- Mbahet koncerti permbyllës i Festivalit Ndërkombëtar të Muziktarëve të Rinj DAM 2014 duke u bërë pjesë e udhëtimit 'Rreth botës me 88 taste' të pianistit të famshëm gjerman Joja Wendt, mysafir nderi i këtij edicioni të festivalit. (Salla e Kuqe, ora 20:00)

Kthehu mbrapa

Shto koment