Ngjarjet e datës 20 Shtator

20.09.2013 (komentet: 0)

- Misioni i OSBE-së dhe Policia e Kosovës organizojnë një konferencë mbi raportet në mes të mediave dhe policisë. (Hotel Theranda në Prizren, ora 9:00)


 

 

 



- Mbahet takimi i rradhës i “Komitetit Drejtues për Liberalizim të Vizave”. (Ndërtesa kryesore e Qeverisë, Sheshi Skënderbeu, salla P-38, ora 9:00) 

- Mbahet konferenca për Promovimin e Paqes në Kosovë: ”Fragmente nga terreni mbi Paqën dhe Pajtimin në Kosovë” e cila organizohet në bashkëpunim me Caritasin Zviceran dhe Caritasin e Luksemburgut dhe fondacionin FES. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Agjencia Kadastrale e Kosovës, organizon ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve gjeodezike GPS. (Ambientet e Agjencisë Kadastrale, ora 10:15)

- BIRN dhe Instituti GAP, mbajnë konferencë për media në të cilën do të prezantohen raportet e GAP për problemet më të mëdha me të cilat përballen banorët e komunave të regjionit të Gjilanit: Gjilan, Kamenicë, Viti, Novobërdë, Ranillug, Partesh dhe Kllokot. (Hotel Kristal në Gjilan, ora 10:30)

- Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë Tracey Jacobson së bashku me Peshkopin Teodosije do të bëjnë inaugurimin e fermës se dhive, projekt ky i përkrahur nga SHBA-te. (Ferma e Dhive në Prekoce, Novobërdë, ora 11:00)

- Organizata Jo-Qeveritare Emancipimi Civil Ma Ndryshe organizon debat me temë “Gratë dhe planifikimi urban në Prizren”. (Restaurant Marashi, Prizren, ora 11:00)

- Filharmonia e Kosovës mban konferencën për media në të e cilën do të informoj për detajet e koncertit artistik i cili do të mbahet më 21 shtator me mysafir special pianistin dhe dirigjenit e njohur austriak Robert Lehrbaumer. (Lokalet e Filharmonisë prapa Ministrisë së Kulturës, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të bëj prezantimin e rezultateve mbi ambientin investiv në Kosovë. Aktivitet ky në kuadër të “Klubit të Investitorëve të Huaj”. (Lokalet e OEK-ut, ora 11:30)

- Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi do të pret në takim komandantin e KFOR-it, Salvatore Farina. (Ndërtesa e Ministrisë se Drejtësisë, kati IX, zyra 914, ora 11:30)

 - Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! Artanë mban, konferencë për media në lidhje me rezultatet e mbledhura nga qytetarët në lidhje me kërkesat e tyre për Komunën. (Zyrët e Lëvizjes në Artanë, ora 12:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Drenas mban, konferencë për media në lidhje me rezultatet e kërkesave që qytetarët kanë për përmirësimin e jetesës së tyre në Komunë. . (Zyrët e Lëvizjes në Drenas, ora 12:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Mitrovicë, gjithashtu, mban konferencë për media në lidhje me rezultatet e mbledhura nga qytetarët në lidhje me kërkesat e tyre për Komunën. (Zyrët e Lëvizjes në Mitrovicë, ora 12:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Viti, mban konferencë për media në lidhje me rezultatet e kërkesave të që qytetarët kanë për përmirësimin e jetës së tyre në Komunë. (Zyrët e Lëvizjes në Viti, ora 12:00)

- Bëhet prezantimi i kandidatëve për Kuvendin Komunal të Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren. (Restaurant “Renessansa”, te katër Kullat, në lagjen Bazhdarhane, në Prizren, ora 14:00) 

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të bëjë ndarjen e Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Niketë Dardani” për vitin 2013, i cili i ndahet kompozitorit Fahri Beqiri, si dhe ndarjen e Çmimeve Vjetore në fushën e muzikës. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 14:00)

- Lëvizjes Vetëvendosje organizont prezantimin e kandidatëve për këshilltarë të Kuvendit Komunal në Suharekë. (Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyqi”, në Suharekë, ora 17:00)

Kthehu mbrapa

Shto koment