Ngjarjet e datës 20 Gusht

20.08.2013 (komentet: 0)

- Nis mbledhja e Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës. (Ndërtesa e Kryesisë së BIK, kati i trete, salla e kuvendit, Rr. "Bajram Kelemendi", nr. 84, ora 10:00)

 

 


- Mbahet takimi i radhës i Këshillit të Përbashkët Organizativ për shënimin e 30 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-35, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! organizon konferencë për media në të cilën do të diskutohet për  Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe zhvillimet e fundit në lidhje me këtë institucion. (Zyrët e Lëvizjes! prapa Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Klinë do të organizojë një aktivitet në lidhje me të gjitha projektet dhe premtimet e parealizuara nga Kryetari aktual i kësaj komune. (Para Komunës në Klinë, ora 12:00)

- Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur Prenkë Gjetaj së bashku me familjarët do t’iu drejtohen mediave. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-35, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e zyrtarizimit të projektit për ndërtimin e rrugës e cila lidh Qytetin e Pejës me lagjen “Taracat me diell të Pejës”, ku së shpejti do të filloi ndërtimi i 145 villave. (Lagjja Tabie të Pejës, ora 14:00) 

- Qendra Rinore "Pjeter Bogdani" me rastin e manifestimit "Ulpiana krenaria e jonë" organizon orë letrare me krijuesit e Prishtinës.  (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 20:00)

Kthehu mbrapa

Shto koment