Ngjarjet e datës 2 Tetor

01.10.2013 (komentet: 0)

- Mbahet takimi i dymbëdhjetë me radhë i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, i cili udhëhiqet nga Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari – Lila. (Ndërtesa e Qeverisë, sall P-38, ora 9:00)

 



-  Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi do ta pret në takim Kryeprokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, Adriatik Llalla. (Ndërtesa e Prokurorit të Shtetit, ora 9:30)
 
- Zyra për Çështje të Komunitetev e/ Zyra e Kryeministrit mbajn konferencën ku do të prezantohet dokumenti  mbi bashkëpunimin ndërinstitucional të mekanizmave të nivelit qendror lidhur me të drejtat e komuniteteve. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P - 31, ora 10:00)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, (Kuvendi i Kosovës, 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizojnë Panairin e Produkteve Bujqësore. (Sallën 1 Tetori në Qendrën e studentëve,  ora 11:00)

- Organizata Jo-Qeveritare Emancipimi Civil Ma Ndryshe mban debatin lidhur me gjendjen e personave me nevoja të veqanta në Prizren dhe sfidat e tyre në raport me planifikimin urban. (Restaurant Marashi, Prizren, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, do të mbajë një konferencë për shtyp ku do të prezantojë të arriturat gjatë dy vjet e shtatë muaj në postin e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së MTI-së. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 11:00)

- Rrjeti i OJQ-ve Demokracia në Veprim mban konferencën për media në të cilën do të prezantoj planin dhe përgatitjet që i ka bërë ky rrjet  për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të 03 nëntorit. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, do t’i vizitojë fëmijët e operuar në zemër të hapur këtyre ditëve në Klinikën e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. (Klinika e Kardiokirurgjisë, ora 11:30)

- Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, do të pret në takim një delegacion të Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla. (Ndërtesa e Ministrisë se Drejtësisë, ora 11:30)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, organizon hapjen promovuese të projektit “Studimi i ndotjes së tokës bujqësore”. (Ndërtesa e qeverisë, ora 11:30)

- Organizata PEN – Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatar dhe CARE International me Projektin “Iniciativa e Djemve të Rinj-Klubi Bonu Burrë” organizojn konferencë për media që të promovojë vlerat e djemve drejt rrugëtimit të tyre për tu bërë burra të rinj pa dhunë. (Teatri Kombëtar, ora 12:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja do të merr pjesë ne hapjen zyrtare të Universitetit  të Mitrovicës. (Ambientet e përkohshme të Universitetit në Mitrovicë, ora 13:00)

- Ambasada e Turqisë organizon Recepcionin e ekspozitës ''Universiteti i Hacettepes në Evropë III: Përzgjedhje e pikturave të gjenerates së re se piktorëve Turq''. (Qendra Kulturore Turke Yunus Emre në Pejton, ora 18:00)

- Mbahet gala mbrëmja e spektaklit video-muzikor  “Zhurma show Awards 2013/9’. (Salla 1st Channel’- Prishtinë, ora 21:00) 

 
 

Kthehu mbrapa

Shto koment