Ngjarjet e datës 12 Mars

12.03.2014 (komentet: 0)

- Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Husnija Beshkoviq, do të takohet me drejtorin e Byros Evropiane të UNHCR-it, Vincent Cochetel, shefin e misionit të UNHCR-it në Kosovë, Jo Hegenauer si dhe zyrtarin e lartë të mbrojtjes, Luca Curci. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 8:30 - konferenca për media, ora 9:00)


- Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi takohet me kryetarin e Komisionit Rregullativ te Prokurimit Publik, Safet Hoxha. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shoqata e Nefrologëve të Kosovës organizon një puntori me fëmijët e shkollës kushtuar dites së veshkave. (Shkolla fillore "Ismail Qemali", ora 10:00)

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në International Human Rights Commision me seli në Pakistan, mban konferencë për media.(Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Intelgjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi viziton minatorët në Minierën e “Trepçës” në Stan Tërg. (Miniera e Stan Tërgut, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)
 
- Mbahet mbledhja e komisionit  për Buxhet dhe Financa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Binzeseve mban konferencën per media, ku do të prezantohet Projekti "Panairi i Prodhimeve Shqiptare". (Selia e AKB-së, ora 11:45)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mbanë konferencë për media. (Zyret qendrore te Lidhjes Demokratike te Kosoves, ora 12:00)

- Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për medie. (Zyrat e LDK-së, në “Qafë”, ora 12:00)

- Kshilli Ekonomiko Social i Kosovës mban takimin e e vet të rregullt.(Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës salla Nr.P/38, ora 13:00)

- EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me zyren e kryetarit të Mamushës organizon hapjen zyrtare të ekspozitës “A Balkan Tale”. (Qendra e Kulturës në Mamushë, ora 13:00)

- Policia e Kosovës mban një konferencë te jashtëzakonshme për media e cila dedikohet një operacioni policor që është realizuar në Gjakovë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare ‘Perëndimi’. (Stacioni policor ‘Qendra’ në sallën e konferencave, ora 13:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pretë Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikun Abdullah Bin Zayed Al - Nahyan. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00 - vetëm pamje)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikun Abdullah Bin Zayed Al-Nahyan. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 15:30 - vetëm pamje)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikun Abdullah Bin Zayed Al-Nahyan.(Kabineti i Presidentes, C-101,ora 15:30)

- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj takohet me ministrin e Punëve të Jashtme i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Abdullah bin Zayed Al Nahyan. (Ndërtesën e Qeverisë, ora 16:30)

- Këshilli themelues i NISMA për Kosovën në Lipjan do të mbaj tubimin e saj themelues. (Shtëpia e Kulturës ''Tahir Sinani'', në Lipjan, ora 17:00) 

- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ministri e Punëve të Jashtme i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Abdullah bin Zayed Al Nahyan nënshkruajnë një marrëveshje, pas të cilës do të mbajnë një konferencë për medie. (Ndërtesën e Qeverisë, salla P-32, ora 17:00)  

/E.Smerqaku/

Kthehu mbrapa

Shto koment