Aksion bamirës për familjen e Refik Ramadanit nga fshati Kokaj

10.10.2018 (komentet: 0)

 

Të nderuar bashkëfshatar, miq të nderuar ju njoftojmë se ka filluar aksioni për t’i ndihmuar të siguroj kulm mbi kokë familjes katër anëtarësh të Refik Ramadanit nga fshati Kokaj me vendbanim në Gjilan.

 

Refik Ramadani, është djali i dytë me radhë i Nuhi Ramadanit, i martuar baba i dy vajzave, nxënëse të shkollës fillore.

Refiku me bashkëshorten dhe dy vajzat, banon në rrugën që qon në shkollën “Musa Zajmi” në Gjilan, i vendosur në një dhomë të një shtëpie me qira, të cilën e paguan Komuna, përkatësisht zyra e  kryetarit të Komunës Lutfi Haziri.

Vet Refiku është në gjendje të vështirë shëndetësore, i papunë. Po ashtu edhe gruaja e tij , është e pa aftë për punë, e sëmurë, dhe nuk është në gjendej të lëviz pa përcjellje. Të vetmet të ardhura në familje janë  ndihma sociale nga Qendra për punë sociale në Gjilan.

Nismëtar për ti ndihmuar kësaj Familje është Xhem (Baki) Ramadani, të cilit iu kanë bashkuar edhe Mitat (Musa) Hasani dhe Haxhi Hazir (Qahil) Ramadani.

Aksioni ka fillua me qëllim të sigurimit të një trualli i cili është marrë në vlerë 5 100 euro, në lokacionin e fshatit Malishevë, në sipërfaqe prej 2 80 metra katror.

Deri më tani janë tubuar 2305.00 euro.

Qëllimi i parë është që t’i paguhet truallit. Pas përfundimit  të pagesës së truallit  të vazhdohet aksioni humanitar për mbledhjen e mjeteve financiare për ndërtimin e shtëpisë në lokacionin e lartpërmendur, sipas standardeve  komunale.

Nismëtarët, kërkojnë nga të gjithë personat që janë të gatshëm të ndihmojnë, t’i bashkëngjiten këtij aksioni dhe mjetet t’ua dorëzojnë këtyre tre personave.

Për mjetet e tubuar do të publikohen shumat me emër e mbiemër nga dhuruesit, dhe në vazhdimësi do të publikohen shumat e tubuar e parave të dëshmuara me dëftesa. Njësoj do të veprohet edhe me mjetet e tubuar me dëftesa do të dëshmohet edhe përdorimi i mjeteve, përkatësisht pagesat që do të bëhen në të ardhme. Pra gjithçka do të jetë transparente dhe do të publikohet në faqen e internetit www.kokaj.net, në facebok https://www.facebook.com/ismetazizikokaj/, dhe grupi i mbyllur https://www.facebook.com/groups/kokaj/,  për të cilën do të përkujdeset stafi i portalit.

Telefonat kontaktues:

Xhem Ramadani 044 322 163

Hxhi Hazir Ramadani  044 39 64 33,

Mitat Hasani  044 466 613

 /kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment