Komuna e Ferizajt vendos të paguaj të gjitha shpenzimet për mirëmbajtjen e ndërtesave të banimit kolektiv

27.10.2017 (komentet: 0)

 

Komuna e Ferizajt ka marrë përsipër që të heq shpenzimet e mirëmbajtjes në të gjitha ndërtesat e banimit kolektiv.Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka deklaruar se kompania “Ambienti” tash e tutje do të kujdeset për pastërtinë dhe punët e tjera në këto ndërtesa kolektive.

 

“Në planin qeverisës gjatë mandatit të dytë po planifikojmë që të gjitha obligimet e mirëmbajtjes në ndërtesat e banimit kolektiv t’i kalohen kompanisë “Ambienti”.

“Për ne është me rëndësi që banuesit e ndërtesave kolektive kudo në Ferizaj në pronat publike dhe ato private nuk do të paguajnë më për ambientet e përbashkëta të ndërtesave, si dhe për ashensorët e ambientet e jashtme rreth këtyre ndërtesave. Do të jemi të vëmendshëm që të gjitha obligimet financiare t’i bartë komuna e Ferizajt përmes proceduarve të negociuara me kompaninë ‘Ambienti’”, ka thënë kryetari Svarqa.

Me këtë hap, Komuna e Ferizajt dëshiron që niveli i pastërtisë të jetë sa më i mirë në të gjitha pjesët e qytetit.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment