Thaçi përgatit “terrenin” për AAK-në

15.01.2013 (komentet: 0)

Dorëheqja e ministrit të Financave, Bedri Hamza, nuk mund të konsiderohet vetëm si dorëheqje personale ashtu siç deklaroi ministri në ikje.


 

 

Kjo dorëheqje, që është e para në nomenklaturën qeverisëse të kryeministri Hashim Thaçi, po shihet edhe si krijim i infrastrukturës për hyrjen në qeveri të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinajt, shkruan “Zëri”.

Pavarësisht deklaratave, ikja e Hamzës, njeriut më të dëgjueshëm të Thaçit, mund të konsiderohet edhe si riformatim apo si relaksim i qeverisjes me kuadro të reja dhe parti të reja.

Burime të afërta me zhvillimet në Qeveri kanë thënë për “Zërin” se Thaçi përveç që dëshiron t’i akomodojë mirë të dëgjueshmit e tij, ai po tenton që të përfshijë AAK-në në qeverisje.

Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Ramadan Avdiu, fillimisht ka thënë se nuk ka paralajmëruar dorëheqje dhe se është duke vazhduar punën në funksionin e tij. Ai ka thënë se dorëheqja e ministrit Hamza nuk lidhet assesi me riformatimin e qeverisë apo përgatitjen e terrenit për koalicion me AAK-në. 

Kthehu mbrapa

Shto koment