Supremja refuzon kërkesën për lirimin e Limajt

03.01.2013 (komentet: 0)

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Fatmir Limajt për lirimin nga paraburgimi.

 

Ky vendim i Supremes mban datën 27 dhjetor 2012, me çka edhe njëherë i është refuzuar kërkesa e avokatit të Limajt, Naser e Nexhmi Krasniqit edhe Naser Shalës, transmeton KTV.

Ndërsa mbetet në fuqi vendimi i Qarkut, me të cilin u është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

Limaj dhe të tjerët do të qëndrojnë në paraburgim deri më 23 shkurt të 2013. Edhe Supremja ka dhënë arsyetimin e saj se lirimi i tyre mund të ndikojë në zhvillimin e procedurës tek dëshmitë dhe dëshmitarët.

Avokati i Limajt, Tomë Gashi, ka thënë se arsyet për caktimin e paraburgimit, vazhdimin e tij dhe refuzimi i lirimit nga Gjykata Supreme nuk kanë bazë ligjore dhe, sipas tij, janë krejtësisht vendime politike.

Sipas tij, si bazë e gjykimit të ardhshëm duhet të merret gjykimi lirues i majit 2012. Duke potencuar se Limaj nuk mund të ndikojë në dëshmitë e X-it, i njohur si Azem Zogaj dhe as në përmbajtjen e ditarit të tij, ngase ai ka vdekur

Kthehu mbrapa

Shto koment