NIKOLIQ: PLATFORMËN MUND TA EKSPOZOJ EDHE NË KUVENDIN E KOSOVËS

31.12.2012 (komentet: 0)

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka deklaruar se para 20 ditësh ia ka dërguar ftesën kryetares së Kosovës, Atifete Jahjaga për t’u takuar dhe për këtë e ka informuar përfaqësuesen e lartë të BE-së, Catherin Ashton dhe komisarin për zgjerim, Stefan Fuele.

Nikoliq ka thënë se ka pak rëndësi se ku do të mbahej ai takim, porse ndoshta duhet evituar Beogradin e Prishtinën.

”Unë mund të shkoj në Prishtinë dhe atje në Kuvend t’ua ekspozoj Platformën. Nuk kam kurrfarë problemi për këtë”, ka thënë Nikoliq për gazetën serbe “Politika”.

Platforma e Nikoliqit, propozimi më pozitiv i Serbisë

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq, ka deklaruar se Platforma për Kosovën përbëhet nga 3 dokumente - parimet për bisedime, dokumenti se si do të dukej autonomia e Kosovës dhe analiza për pozitën ndërkombëtare të Serbisë, ndërsa që nga fillimi është rënë dakord që vetëm dokumenti i parimeve për bisedime të shkoj në parlament.

“Që nga muaji gusht është duke u punuar në tre dokumente. I pari dhe themelori ka të bëjë me bisedime dhe i njejti do të bëhet si një rezolutë të cilën do ta publikoj qeveria”, ka thënë Daçiq për mediat serbe.

“Dokumenti i dyte, të cilin e ka bërë kabineti i presidentit Nikoliq, është një pasqyrë se si do të dukej autonomia, ndërsa i treti, analiza për pozitën ndërkombëtare të Serbisë. Të gjitha këto dokumente janë pjesë e Platformës për Kosovën”, ka thënë kryeministri serb.

Ai ka shtuar se rezoluta, ose parimet themelore të bisedimeve, “ kanë disa artikuj bazë: asnjë njohje të Kosovës, fokusi i interesimit tonë do të jetë statusi i komunitetit serb në Kosovë, ky proces duhet të shoqërohet me përparim në integrimin evropian, detyrim për të respektuar marrëveshjet arritur dhe ndjekja e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse”.

“Rezoluta duhet të paraqitet para deputetëve më 11 janar. Nuk do të hiqet dore nga të gjitha ato parime themelore. Sigurisht, në ato bisedime, Serbia mund të paraqesë vizionin e saj për një zgjidhje të përkohshme që nuk ka të bëjë me statusin final të Kosovës ", ka thënë Daçiç.

Kur bëhet fjal për presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq, Daçiq, ka thënë se “ky është dokumenti më pozitiv që Serbia e ka prezantuar ndonjëherë gjatë dekadës së fundit”, mirëpo, i qëndron thënies se “për asgjë nuk mund të dakordohemi përderisa të gjithë të mos bimë dakord”.SHKRUAN SOD GAZETA EXPRESS

Kthehu mbrapa

Shto koment