Kadri Veseli, kandidat i PDK-së për kryeministër

30.12.2012 (komentet: 0)

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se në mandatin tjetër nuk do të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër, por do të vazhdojë të jetë aktiv në politikë, sidomos në ecjen e mëtutjeshme të partisë.

artikuj

 

 

 

“Një gjë është e sigurt, se PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet edhe në mandatin tjetër, por unë nuk dua të jem kandidat për kryeministër”, ka thënë Thaçi.

Në një intervistë për “Epokën e re” Thaçi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në mandatin tjetër kandidat i PDK-së për kryeministër të jetë Kadri Veseli.

“Z. Veseli dhe një pjesë e madhe e lidershipit të PDK-së kanë kapacitete të fuqishme për udhëheqje, ekzekutive, presidenciale dhe legjislative. Kyçja e z. Veseli në PDK paraqet energji dhe kreativitet organizativ dhe ideor për realizimin e qëllimit dhe vizionit evropian për PDK-në - Kosovën evropiane”, ka thënë Thaçi.

Kryeministri Thaçi e ka vlerësuar lart vullnetin e liderit të AAK-së, Ramush Hradinaj, për të bashkëqeverisur me PDK-në, por jo të ja ofrojë postin e kryeministrit.

Thaçi beson se në këtë mandat qeverisës do të inkuadrohet në koalicion edhe AAK-ja.

“AAK-ja mendoj se mund të gjejë hapësirë meritore në kuadër të Qeverisë së Kosovës”, është shprehur Thaçi. /mesazhi/ 

Kthehu mbrapa

Shto koment