Konfirmohet aktakuza për Haraqinë dhe Beqirin

24.12.2012 (komentet: 0)

Gjykata e Qarkut në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj dy ish-ministrave të Kulturës, Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri, si dhe producentët Armond Morina e Nehat Fejza. Aktakuza është konfirmuar në të gjitha pikat e saj.

Valton Beqiri dhe Astrit Haraqija

Valton Beqiri dhe Astrit Haraqija

 

Haraqija akuzohet për veprën penale “shpërdorim i detyrës zyrtare, ose autorizimit”, pasi duke tejkaluar autorizimet e tij kishte nënshkruar, në kundërshtim më ligjin, dy kontrata në vlerë 570 000 euro. Kurse pasardhësi i tij, Beqiri, kishte nënshkruar aneks kontratën me “Morina Films”, duke transferuar 100 000 euro si subvencione për realizimin e filmit “Mysafir në Sofër”. Filmat nuk u realizuan asnjëherë.

Gjykatësja Hava Haliti e  Qarkut në Prishtinë e ka bërë publik, të hënën, vendimin lidhur me konfirmimin e aktakuzës për dy ish-ministrat, shkruna JNK.

Gjykata në vendimin e saj mbi konfirmimin e ka konfirmuar aktakuzën në të gjitha pikat e saj, ashtu siç prokurorja Drita Hajdari, kishte kërkuar në seancën e fundit të mbajtur për këtë çështje. Aktakuza është konfirmuar për të gjithë të pandehurit.

Ndërkohë në fillim të muajit ishte mbajtur seanca për konfirmim, në të cilën seancë të pandehurit ishin deklaruar të pafajshëm dhe kishin kërkuar që gjykata të mos e konfirmojë aktakuzën.

Tani dy ish-ministrat e Kulturës, Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri, së bashku me aktorin e producentin Armond Morina, si dhe producentin tjetër, Nehat Fejza, pritet të dalin para gjykatësit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, ku edhe do të zhvillohet gjykimi kundër tyre

Kthehu mbrapa

Shto koment