AKSIDENT NË AUTOSTRADËN E KOMBIT, TRE TË VDEKUR

24.12.2012 (komentet: 0)

Tre të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti të të rëndë automobilistik. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Kalimash-Kukës, në vendin e quajtur Kolsh.

Kukës: Aksident tragjik në “Rrugën e Kombit”, tre të vdekur
Makina ku gjeten vdekjen dy prej viktimave te aksidentit

(Plotesim)

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Kukës- Kalimash. Burime nga policia konfirmojnë se dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tre të tjerë janë plagosur, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, në afërsi të fshatit Kolsh, 8 kilometra larg qytetit të Kukësit.

Por njëri prej të plagosurve ka humbur jetën pak minuta më vonë, sapo mbërriti në spitalin e Kukësit, duke e çuar në tre numrin e viktimave të këtij aksidenti.

Sipas policisë, mjetet e aksidentuara janë një kamion dhe një makinë tip fuoristradë, ndërkohë që dyshohet se përplasja është shkaktuar nga kamioni, i cili ka kaluar në trasenë tjetër të rrugës.

Mësohet se dy prej viktimave, shoferi Lekë Markgjoni dhe 23-vjeçari Mirjam Doda, si dhe dy të plagosurit Gjelosh Lata 40 vjeç dhe Sokol Pulaj 27 vjeç, të gjithë nga Derveni i Fushë Krujës, udhëtonin në furositradën me targa AA 486 ED dhe ktheheshin nga Kosova në drejtim të Tiranës.

Viktima e tretë është shoferi i kamionit, 40-vjeçari, Ilmi Pira. Ndërkaq njëri prej të lënduarve është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë, ndërsa tjetri ndodhet në Reanimacionin e Kukësit.

Forca të shumta policie mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. Në aksident mësohet se janë përfshirë gjithashtu edhe mjete të tjera, të cilat kanë pësuar dëmtime.


Sipas policisë rrugore bëhet e ditur mjeti tip “Benz” u përplas me trafikndarësen, e për pasojë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme dy persona, tre janë plagosur rëndë, ku njëri prej tyre nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të qytetit, duke e çuar kështu në tre numrin e viktimave.

Kthehu mbrapa

Shto koment